Aleksandër Pandov, kryetar i Institutit patriotik të VMRO-DPMNE, sot para Qeverisë ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën kishte vendosur maketa të kryeministrit Zoran Zaev, zv/kryeministrit Nikolla Dimitrov, ministrit Bujar Osmani dhe të emëruarit special, Vllado Buçkovski, në formë të figurave të stripit të vëllezërve Dallton të cilët janë pjesë e një bande kriminale. Me këtë performancë, VMRO-DPMNE ka akuzuar katër funksionarët qeveritarë se po shesin identitetin maqedonas, historinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase.
Aleksandër Pandov, VMRO-DPMNE
“Zoran Zaev ishte ai që garantonte se mbiemri ‘maqedonas’ është garantuar për Qeverinë maqedonase, gjuhën maqedonase, për historinë maqedonase. Intervista e djeshme marrim vesh se Zoran Zaev atë mbiemër “maqedonas” e ka vendosur në tryezën e bisedimeve me Bullgarinë. Nga këtu konkludojmë se ai Zoran Zaev që betohej në më të shtrenjtën e tij, kur bëhej fjalë për emrin e Republikës së Maqedonisë dhe hoqi dorë nga më e shtrenjta kemi frikë se tani do të heq dorë nga më e shenjta për secilin nga ne në Maqedoni, historinë maqedonase, gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas”
Ai ka paralajmëruar se për këto veprime, VMRO-DPMNE, në të ardhmen do t’i gjykojë për tradhti dhe për të gjitha kriminalitetet, që sipas tij, i kanë bërë ndaj shtetit.




