Reagim ndaj fjalimit të Hristijan Mickoskit. Humbësi Mickoski dhe VMRO DPMNE duhet ta dinë se të gjithë do të përgjigjen, drejtësia është këtu! Hristijan Mickoski dhe mbështetësit e tij të paktë sonte treguan se qëndrojnë fort në anën e padrejtësisë dhe krimit të regjimit. Në një tentim tjetër të dëshpëruar për të mbajtur kolltukun e tij në Pallatin e bardhë, Mickoski sot në mënyrë të turpshme, dhunuesit e 27 prillit të cilët tentuan të vrisnin deputetë, gazetarë dhe punonjës në Kuvend i paraqesin si heronj. Ai nuk mund ta përmbushë detyrën e vetme që i është dhënë nga Budapesti –…
Author: Hamdi Kumanova
Me një rekord të ri prej 243 të infektuarve në 24 orë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive të KOVID-19 në vend për vetëm dy ditë është rritur me gati një të pestën, duke arritur në 2.585. Mbi 66 për qind e rasteve aktive janë në pesë qytete, përkatësisht në Shkup – 891, Kumanovë – 186, Koçan – 183, Strumicë – 178, Tetovë – 149 dhe Prilep – 134. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një analizë e hollësishme e të dhënave epidemiologjike nga pyetësorët u bë këtë fundjavë dhe bazuar në të dhënat e këtyre do të marrë qëndrim nëse…
Procesi i mësimdhënies në Shkollën e Mesme “28 Nëntori”, si dhe në shumicën e institucioneve arsimore, do të zhvillohet onlajn nga e hëna, duke respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet dhe kriteret e vendosura nga autoritetet kompetente për këtë mënyrë të mësimdhënies, deklaroi për MIA-n drejtori i gjimnazit Ramadan Imeri. Shfaqi shpresë që të gjithë me mirëkuptim të plotë, ndërgjegjshëm dhe me angazhim maksimal do të jenë në shërbim të edukimit dhe arsimit të nxënësve. Këtë vendim, thotë ai, e kanë sjellë pas një serie konsultimesh dhe vlerësimesh se shëndeti është mbi të gjitha. Të enjten, 584 studentë nga…
Lotaria e Maqedonisë së Veriut sërish përmes ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ ka përzgjedhur 15 fituesit që zgjedhen çdo një muaj. Në fillim shpërblimet mujore ishin 100.000 denarë por për shkak të pandemisë shuma u ul në 20.000 denarë. Po ashtu u ul edhe shuma e shpërblimit kryesor, nga tre milionë denarë në një milion denarë, njofton Telegrafi Maqedoni. Në mesin e fituesve të dhuratave mujore kësaj radhe nuk kishte asnjë shqiptar, por edhe në edicionet tjera numri i fituesve shqiptarët ishte një eventualisht dy. Shkupi ngelet qyteti me më së shumti fitues, përkatësisht në këtë edicion kishte tetë fitues nga…
Aktualisht nga epidemiologët në Maqedoninë e Veriut po analizohen të gjitha pyetësorët epidemiologjike dhe bazuar nga kjo, në fillim të javës së ardhshme do të merret vendimi për atë se a duhet të kemi masa të reja për parandalimin e virusit apo jo. Kryeministri i Greqisë tha se ka marrëveshje mes shteteve të BE-së që të mos ketë karantinë të dytë, Filipçe gjithashtu thotë se kufizimi i lëvizjes të lirë nuk është zgjidhje, shkruan Portalb.mk. A do të ketë një izolim të dytë në Maqedoninë e Veriut? Filipçe dje duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se ai kishte…
Të gjitha pakënaqësitë e degëve të BDI-së për mos përfilljen në ndarjen e resorëve kanë përfunduar në zyrën e kreut të partisë Ahmeti. Këtë e konfirmoi vet Blerim Bexheti, njëri ndër kryetarët e degëve i cili kishte shprehur pakënaqësi. Ahmeti tha se debati është shterë. “Debatet i bëjmë në zyrë të kryetarit dhe në seli dhe skam çka foli pas kryetarit- tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit. Blerim Bexheti duket se ka zbutur tonet, pas pakënaqësive të shprehura për anashkalimin e degës së Sarajit në ndarjen e ministrive dhe posteve tjera drejtuese në ekzekutiv. Edhe kreu i integristëve…
Me qëllim që të tejkalohen keqkuptimet e krijuara pas prezantimit të Analizës për mjetet e shpenzuara buxhetore për apanazhë dëshirojmë t’ju njoftojmë se Analiza e përmendur është bërë në bazë të të dhënave për mjete të paguara për apanazhë, që janë marrë nga Kuvendi i RMV-së. Gjithashtu, dëshirojmë të sqarojmë se Kërkesa e KSHPK-së për të dhënat e cekura në të vërtetë është letër qarkulluese e cila, krahas Kuvendit të RMV-së, i është dërguar edhe mbi 100 institucioneve. Është e dukshme se vetëm të dhënat nga Kuvendi i RMV-së janë parashtruar në shumë bruto, por për atë nuk pati kurfarë…
Qeveria do të përkushtohet në sigurimin e BE monitorimit të lëndëve gjyqësore të korrupsionit të lartë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ishim shteti i parë në rajon i cili nga BE-ja kërkuam menjëherë ta fillojë nismën për monitorim të lëndëve gjyqësore lidhur me korrupsionin e lartë. Komisioni evropian e mbështeti atë dhe paralajmëroi fillim të shpejtë për këtë instrument, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për gazetën “Koha”. “Konsiderojmë se ky hap do ta rrisë përgjegjësinë e prokurorëve dhe gjykatësve, do ta përforcojë luftën kundër korrupsionit, por edhe do ta rrisë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre…
Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor me ndihmën e Njësisë së policisë për intervenim, natën e kaluar në orën 02:00, kanë arrestuar A.A (19) nga fshati Kondovo, për vuajtjen e dënimit me burgim pesë vjet për vepër penale “tentim për vrasje”, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Ata gjithashtu informojnë se në orën gjashtë të mëngjesit, nëpunësit e policisë nga Sektori i policisë Tearcë arrestuan E.B. (28) nga fshati Sllatin për vuajtjen e dënimit me burg prej gjashtë vjetësh në INP Idrizov, në lidhje me nenin 237 paragrafi 1 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.
Asociacioni i ish-anëtarëve të Parlamentit Evropian më 4 dhe 5 tetor do të organizojë vizitë virtuale në Maqedoninë e Veriut e që do të ketë për qëllim promovimin me dialogut konstruktiv dhe mbështetje të demokracisë parlamentare. Delegacioni, që do të udhëhiqet nga kryetari i Asociacionit dhe ish-anëtari i PE-së, Hans Gert Potering, do të mbajë online takime me përfaqësues të lartë qeveritar, me përfaqësues nga Kuvend si dhe me përfaqësues të sektorit civil dhe studentë. Ish-anëtarët e PE-së, pritet të kenë online takim me presidentin Stevo Pendarovskit, kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, ministrin MPJ- së, Bujar Osmani dhe me zëvedëskryeministrin…
VMRO-DPMNE ka akuzuar sot pushtetin për shpenzime luksoze për blerje të automobilave zyrtar. Derisa qytetarët dhe shteti fundosen në varfëri, funksionarët qeveritar dhe të LSDm-së, jetojnë jetë hedoniste dhe kënaqen në luksin me shpenzime shtetërore dhe me para të qytetarëve, ka akuzuar Dimçe Arsovski. Dimçe Arsovski “Për vetëm 3 vite kanë blerë 392 automjete për institucionet, ndërsa furnizimi komplet ka kushtuar 8.130.000 euro. Mbi 8 milion euro nga buxheti të cilin e mbushin qytetarët dhe kompanitë përmes pagesës së tatimeve dhe të ngjashme, përfundojnë si shpenzim për lukse të funksionarëve të LSDm-së. Aspak nuk janë kursyer paratë e qytetarëve dhe…
Këshilli organizativ i bujqëve nga komunat e Gazibabës dhe Haraçinës vazhdojnë të ballafaqohen me mos marrjen e kompenzimeve nga dëmet e katastrofës së 6 majit të vitit 2018. Adnan Ajrullahu përfaqësues i këshillit organizativ të bujqëve për këto dy komuna thotë se problemi është që ata si këshill i bujqëve për 2 komunat, kanë realizuar 2 mbledhje, me shpresë që menjeherë pas zgjedhjeve, ashtu siç ishte edhe premtimi para zgjedhjeve me qeverinë teknike, që pas zgjedhjeve qeveria menjëherë do të merret me çështjen e bujqëve të Gazibabës dhe Haraçinës. ADNAN AJRULLAHU, PËRFAQËSUES I KËSHILLIT ORGANIZATIV TË BUJQËVE GAZIBABË-HARAÇINË “Brengosja jonë…

