Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani është su lmuar nga dy persona të tjerë ka informuar policia e Tetovës, sipas informacioneve rastin e ka paraqitur një bashkpuntor i kryetarit ndërsa personat e involvuar janë arr estuar. Ditë më parë në ora 13:00 në SPB Tetovë, A.S nga Gostivari ka raportuar se deri sa kanë qëndruar me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani në fshatin Dobërdoll dhe kanë biseduar me një grup qytetarë, personat Z.M dhe N.J kanë kë*rcënuar me fjalët “Ne do t’ju su lmojmë” dhe më pas ata kanë tentuar ti afrohen kryetarit të komunës, por janë…

Lexo më Shumë

Me rëndësi është të sigurojmë vendosje për nxënësit dhe studentët të cilët do të kenë mësim të kombinuar apo mësim me prani fizike në shkolla dhe fakultete, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, pas vizitës në shtëpinë e studentëve “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup. “Pas kritereve të dhëna, të cilat u publikuan, në konvikte në vitin 2020/2021 u pranuan 1.193 nxënës. Në pajtim me protokollet e reja kemi vende të lira apo të hapura 1.058 vende, ndërsa teprica prej 135 nxënësve janë shpërndarë, flas për në Shkup, në Shtëpinë e Studentëve ‘Seniç’. 73 nxënës të cilët janë nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në fushën e komunikacionit, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 401 sanksione. Siç informon MPB, mes të sanksionuarve, 24 persona janë dënuar për ngasje pa patent shoferi, 110 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 19 për defekte teknike dhe automjete të paregjistruara kurse 120 për parkim jo të drejtë. Krahas kësaj, janë sanksionuar edhe 21 motoçilistë, 82 automjeteve janë ngritur me ndihmën e automjetit të posaçëm “karrotrec” kurse janë shqiptuar edhe 69 gjoba për mosmbajtje të maskës për mbrojtje. Kontrollet e…

Lexo më Shumë

Buletini javor i Qendrës së Ohrit për Shëndet Publik që mbulon komunat e Ohrit, Debrcës, Strugës, Vevçanit, Dibrës dhe Qendrës Zhupë tregon se në periudhën nga 26 shtatori deri më 2 tetor, prania laboratorike e KOVID është diagnostikuar në 15 persona nga Ohri, 16 persona nga Struga dhe pesë persona nga Dibra. Në Ohër ka 35 raste aktive të koronavirusit, 45 në Strugë dhe 32 në Dibër. Gjatë kësaj periudhe, 25 persona nga Ohri, 38 persona nga Struga dhe 13 persona nga Dibra u shëruan. Dy vdekje në lidhje me KOVID-19 u regjistruan javën e kaluar, të dy nga Struga.…

Lexo më Shumë

Policia dhe Prokuroria e Shkupit ende nuk kanë ngritur asnjë padi penale ndaj pjesëtarëve të tifo-grupit “Komiti”, për ofendimet në bazë të nacionale ndaj etnisë shqiptare në vend. Për autoritet përkatëse thirrjet “shqiptari i mirë, është shqiptar i vdekur”, nuk paraqesin urgjencë për zbardhjen e dy rasteve të fundit ku në sheshin e Shkupit dhe në lagjen Gjorçe Petrov, brohorisnin parulla kundër shqiptarëve.Prokuroria Themelore e Shkupit, duke u sqaruar për rrjedhën e deritanishme të hetimeve, për gazetën KOHA, nga Sektori i Punëve të Brendshme – Shkup, me 19 shtator ka pranuar njoftim me shkrim për ngjarjen e cila ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Mbi dyqind mijë maqedonas kanë marrë pasaportën bullgare, por për cudi në një sondazh të fundit ata nuk e shohin si vend mik Bullgarinë. Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti Prespa, vetëm 1 për qind e maqedonasve kanë përshtypje të mirë për Bullgarinë. Drejtori i Institutit të Prespës, Andrea Stojkovski, në një debat në “360 Gradë” foli për perceptimet e qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen me Bullgarinë të matur në një sondazh të kryer për nevojat e institutit.Reklame “Nëse shikojmë qëndrimin e qytetarëve maqedonas ndaj vendeve që kemi ndjekur në tërë hulumtimin, kur pyetemi se cili vend apo union…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 852 shkelje për mosmbajtje të pajisjeve mbrojtëse. Për këtë, dikasteri përgjegjës për këtë kontroll, Ministria e Punëve të Brendshme gjatë çdo publikimi të raportit edhe sot apeloi që qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara në Qeveri për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje shkollave në Maqedoni dhe nxënësve që t’i respektojnë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe vendimin qeveritar për mbajtjen e mësimit. “Rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që kanë të bëjnë me fillimin e procesit arsimor për këtë vit shkollor bazohen te gjendja epidemiologjike dhe vlerësimeve për përkeqësim të mundshëm të gjendjes me fillimin e vjeshtës”, thuhet në njoftimin e MSH-së, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas ministrisë, paralajmërimet për bojkotim të mësimit dhe mosrespektim të protokolleve rëndësojnë procesin me menaxhimin me coronavirusin. “Të gjitha vendimet që i miraton komisioni janë në interes të mbrojtje së shëndetit…

Lexo më Shumë

Platforma shkollore online funksionon pa probleme, dhe pjesa e parashikuar për vendosjen e materialeve është në fazën e përshtatjes shtesë, tha sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska gjatë pyetjeve të gazetarëve. “Pjesa që është për komunikim të dyanshëm, ku janë të gjithë studentët dhe mësuesit, po funksionon dhe mësimdhënia vazhdon. “Pjesa tjetër, e cila ishte për vendosjen e materialeve, po përshtatet dhe do të vihet në përdorim shumë shpejt,” tha Carovska.

Lexo më Shumë

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata, me intensitet të matur në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në drejtimin rrugor Kërçovë – Ohër afër fshatit Vërbjan, të martën, për shkak të punëve në rrugë (minim) në periudhën mes orës 12:00 dhe 15:00, komunikacioni do të ndërpritet 10 – 15 minuta. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim posaçërisht të kujdesshëm me automjetet, posaçërisht në rrugët nëpër gryka…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte në seancë solli Librin e afateve për zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune të Plasnicës dhe komunës së Shtip, të cilat duhet të mbahen më 13 dhjetor të vitit 2020. Sipas Librit të afateve, Inspektimi publik në Listën zgjedhore fillon më 17 tetor dhe përfundon më 5 nëntor. Kandidimet për kryetar komune duhet të dorëzohen deri më 7 nëntor. Fushata zgjedhore fillon më 21 nëntor, ndërsa përfundon më 10 dhjetor. Nëse ka rreth të dytë, fushata zgjedhore përfundon më 24 dhjetor, ndërsa dita zgjedhore do të jetë më 27 dhjetor.

Lexo më Shumë

Julian Borger Avokatët e shquar të të drejtave të njeriut në SHBA po padisin administratën Trampit mbi një urdhër ekzekutiv që ata thonë se ua ka mbyllur gojën atyre dhe ka ndaluar punën e tyre për të ndjekur drejtësinë në emër të viktimave të krimeve të luftës në të gjithë botën. Si rezultat i urdhrit në qershor i cili kërcënon “pasoja serioze” për këdo i cili i jep mbështetje punës së gjykatës ndërkombëtare penale (GjNP), (international criminal court – ICC) në Hagë, avokatët thonë se u është dashur të anulojnë fjalimet dhe prezantimet, të përfundojnë kërkimet, të braktisin shkrimet e…

Lexo më Shumë