Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski pret që në tremujorin e parë të vitit të përzgjidhet kontraktuesi për dy pjesët e para të hekurudhës drejt Bullgarisë.
Ai thotë se ndërtimi i saj është në fokus të Qeverisë, ndërsa me buxhetin e Ministrisë së Transportit për vitin 2021 për këtë hekurudhë në Korridorin 8 janë projektuar 1,8 miliardë denarë.
“Vitin e ardhshëm do ta shpallim tenderin për ndërtimin e dy fazave, e para nga Kumanova deri në Bellanoc për pjesën e mbetur që ka mbetur e pa ndërtuar dhe për fazën e dytë nga Bellanoci deri në Kriva Pallankë. Procedura për përzgjedhjen e kontraktuesit për dy pjesët do të zhvillohet në një tender. Gjithashtu, do të vazhdojmë me mirëmbajtjen e infrastrukturës hekurudhore në Korridorin 10”, ka thënë Boçvarski.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, theksoi se do të jetë i kënaqur nëse në tremujorin e parë arrijnë të zgjedhin kontraktuesin e hekurudhës drejt bullgarisë, projekt i ndërlikuar tre fazat e të cilit kushtojnë rreth 600 milionë euro.
“Për dy faza e para duam të shpallim një tender dhe me këtë rast të zgjedhim kontraktues. dëshirojmë ai të jetë kontraktues i fuqishëm i cili do të mund të përfshihet dhe t’i punojë këto punë. Bëhet fjalë për një hekurudhë të ndërlikuar. Vetëm për pjesën e parë dhe të tretë duhet të ndërtohen 91 ura dhe 32 tunele. Vetë vendkalimi kufitar gjendet në tunel. Bëhet fjalë për një projekt serioz prej rreth 600 milionë eurove i cili duhet të jetë prioriteti ynë edhe në periudhën në vijim, para së gjithash edhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe për zhvillimin e infrastrukturës”, theksoi Boçvarski.
Janë përpunuar, sqaroi, studime të fizibilitetit, dokumentacioni i projektit dhe projekti bazë, në bazë të të cilit është përcaktuar që vlera e tre fazave është 600 milionë euro.
“Bëhet fjalë për Korridorin 8 panevropian, shumë i rëndësishëm si për vendin ashtu edhe për BE-në. Këtu kemi një pjesë të madhe të fondeve që jepen si grante, disa jepen si hua. BE-ja jep kontribut serioz në ndërtimin e kësaj hekurudhe. Ajo është absolutisht e nevojshme jo vetëm për transportin e pasagjerëve, por edhe për transportin e mallrave. Për momentin kemi transport mallrash me vëllim prej 90 përqind dhe vetëm 10 përqind janë të udhëtarëve. Projekt i ndërlikuar dhe i vështirë, ka të bëjë për shumë para, por ne duhet të mbijetojmë sepse shteti ynë nuk mund të përjashtohet nga kjo qasje dhe lidhje. E jona është që të zbatojmë procedura dhe të marrim kontraktor”, tha Boçvarski.