Arrestohet 24 vjeçari nga fshati Çellopek për posedim të armëve

Arrestohet 24 vjeçari nga fshati Çellopek për posedim të armëve

Prokuroria Publike Themelore ka ndritur procedurë kundër 24 vjeçarit nga fshati Çellopek Bërvenicë. Policët në shtëpinë e tij kanë gjetur pushkë dhe lëndë narkotike.

“Prokuroria Publike Themelore në Tetovë ka ndritur procedurë kundër 24 vjeçarit, banor në fshatin Çellopek Bërvenicë me dyshim për mbajtje të armëve dhe lëndëve narkotike. Në shtëpinë e të dyshuarit më 29.11.2020 rreth orës 17:45 policia ka gejtur pushkë dhe 400 gram marihuanë”, informojnë nga PPTH.