Author: Hamdi Kumanova

Numri i lartë i të infektuarve edhe gjatë ditës së sotme (225) ka bërë që ministri i Shëndetësisë të ketë takim me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse. Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social fejsbuk. Ai ka shkruar se më tepër informacione do të ketë pas përfundimit të takimit. “Po e analizojmë gjendjen aktuale epidemiologjike dhe rritjen e numrit të rasteve me Kovid-19. Më tepër informacione do të ketë pas përfundimit të takimit”, ka shkruar Filipçe në fejsbuk.

Lexo më Shumë

Në fillim të kësaj jave Gjykata Speciale e Kosovës në bazë të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, kreu arrestimet e para. Arrestimi i parë ishte një ish- komandant i UÇK-së dhe njëherësh ish- oficer i TMK. Ai ishte marrë më herët në pyetje nga Prokuroria dhe në bazë të kodit të Procedurës u arrestua dhe u dërgua në Hagë.Deri këtu procesi është i rregullt dhe i pakontestueshëm, pasi kjo Gjykatë e Posaçme është ngritur 5 vjet më parë me votën e parlamentit të Kosovës. Por ajo që ndodhi pas këtij arrestimi ishte e turpshme dhe aspak profesionale.Forca speciale policie mësynë…

Lexo më Shumë

Zëvendësi i kryetarit të Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dje në mbledhje të Këshillit të afaristëve nga Kisella Voda, i ceki masat e reja nga pakoja ekonomike për jetësim të ekonomisë në kushte të pandemisë. Siç informojnë nga Komuna, në mbledhje Bytyqi së bashku me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski dhe kryetarin e Këshillit tël afaristëve nga Kisella Voda, Boris Hrisafov diskutuan për të gjitha temat të cilat mund ta për,mirësojnë punën e Komunës. Bytyqi i sqaroi masat nga pakoja ekonomike, ndërkaq foli edhe për gjendjen aktuale…

Lexo më Shumë

Mr. Hamdi Nuhiju Një tetori i këtij viti (2020) që përkon me nisjen e mësimit nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut ka hapur debatin e formës së mësimit se qysh do të ishte më e përshtatshme për nxënësit dhe studentët. Nëpër shumë qytete të Maqedonisë së Veriut lexuam dhe raportuam lajme për protesta të nxënësve të shkollave të mesme të cilët duan që mësimi të realizohet me prezencë fizike dhe jo në formën bashkëkohore-online. Sipas strategjisë nacionale të ministrisë së arsimit dhe shkencës, nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë do të marrin pjesë në shkolla, ndërsa…

Lexo më Shumë

Keni hapa të qartë ku do ta ndërtoni Maqedoninë e Veriut si aktore rajonale dhe këtu është SHBA-ja me ju në tërë këtë, kjo është porosia që ndihmës sekretari amerikan për Energjetikë, Francis Fanon sot i transmetoi në takim kryeministrit Zoran Zaev, që po ndodhë si vazhdim i takimeve në Selanik, ku ishte i pranishëm së bashku me sekretarin amerikan të Shtetit., Majk Pompeo. “Ajo që shohim këtu është vërtet transformuese. E shohim evoluimin e një zhvillimi të ri energjetik. Greqia është një lloj lider në atë me infrastrukturën për marrjen e këtyre burimeve, por ne shpresojmë të lidhim vendet…

Lexo më Shumë

“Vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim në muajin mars u votua unanimisht, ndërkaq edhe Bullgaria mbanë përgjegjësi për fjalën e saj. Ajo madje gjithmonë ishte mbështetëse e madhe e përafrimit të rajonit me BE-në. Kjo është edhe në interes të Bullgarisë, të mos e bllokojë rrugën e mëtejshme të Maqedonisë së Veriut. Gjendja e brendshme politike në Bullgari aktualisht është megjithatë e komplikuar. Por prapëseprapë: jam e sigurt se Bullgaria në fund të fundit do ta mbështesë përafrimin e Maqedonisë së Veriu me BE-në, ashtu siç ka vepruar edhe në të kaluarën”, thekson mes tjerash ambasadorja Holstajn Intervistoi: Isen…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për 6 pacientë të vdekur dhe 225 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve. Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1694 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-96, Kumanovë-8, Shtip-7, Prilep-8, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-5, Manastir-8, Ohër-2, Kavadar-6, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumicë- 11, Kriva Pallankë-7, Radovish-1, Koçani-17, Pehçevë-1, Berovë-10, Valandovë-3, Vinicë-1, Delçevë-2, Kratovë-1, Shën Nikollë-6, Kërçovë-4. Gjashtë pacientë me Covid-19 kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Tre viktima janë nga Shkupi (63, 71 dhe 83 vjeçar), një nga Prilepi (78 vjeçar), një në Tetovë (63 vjeçar) dhe një në nga…

Lexo më Shumë

Ministrja e arsimit Mila Carovska u shpreh se bojkoti dhe protestat e nxënësve nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizës. Sipas saj mësimi online nuk është për shkak se dikush e dëshiron këtë, por për shkak se kështu kanë vlerësuar institucionet përkatëse të cilat një vendim të këtillë e kanë marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike në vend. “Paralajmërimi për bojkot është veprim jo konstruktiv, nuk ndihmon në tejkalimin e krizës, vlerësoj se secili nga ne është përgjegjës për shëndetin publik. Në rast se dikush në mënyrë të drejtpërdrejt dhe me vetëdije rrezikon shëndetin e tjetrit, atëherë kemi të bëjmë me…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 14 e 45 minuta, në fshatin Zhelinë të Tetovës, pjesëtarët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuan 52-vjeçarin D.Q. nga Reçica e Vogël, sepse gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Volkswagen Vento” me targa të Tetovës, me të cilin ka qenë duke udhëtuar është gjetur heroinë. Personi në fjalë është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe sot (2 tetor) me parashtresë adekuate është nxjerrë para gjykatësit hetues me procedurë paraprake, në Gjykatën Themelore Tetovë, ku ndaj tij është përcaktuar masa e paraburgimit.

Lexo më Shumë

Ne jemi qeveri e punëtorëve andaj apeloj që kompanitë të cilët kanë mjete të akumuluara, ndërsa kanë treguar edhe humbje, të paguajnë K-15 punëtorëve të tyre, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev. “Edhe një herë Ligji dhe vetë marrëveshjet kolektive rregullojnë kur kompanitë tregojnë humbje atëherë detyrimi i tyre bie, por kemi kompani të cilët këtë vit do të kenë humbje, por kanë fitim të akumuluar nga vitet më parë ose e dinë se humbja nga viti 2020 do të kompensohet menjëherë në vitin 2021”, ka deklaruar Zaev, përcjell SHENJA. Ai tha se edhe për këtë arsyet qeveria ka lëshuar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp deklaroi se do të jetë i kujdesshëm në përgjigjet e kërkesave të Bullgarisë për zgjidhjen e çështjes me Goce Dellçevin dhe për gjuhën, sepse duhet të arrihet zgjidhje që do të sjellë fitime për të dyja palët dhe do të jetë për mirëqenien e Maqedonisë së Veriut dhe të Bullgarisë. “E dini që jemi të fokusuar në mundësinë për zgjidhje të shpejtë të kësaj çështje që është e drejtë para nesh. Gjithsesi, garancia për çështje të identitetit është konfirmuar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërsa kjo është gjuha maqedonase…

Lexo më Shumë

Grupi i vendeve kundër korrupsionit (GREKO), grup ekspert i pavarur i Këshillit të Evropës, në raportin e publikuar sot në Strasburg, vlerëson se nga 19 rekomandimet e përfshira në raportin e katërt të vlerësimit, kushtuar parandalimit të korrupsionit midis parlamentarëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut ka zbatuar në mënyrë të volitshme nëntë, tetë janë zbatuar pjesërisht dhe dy nuk janë zbatuar, njofton AIM. Në përgjithësi, siç qëndron në raport, janë bërë përpjekje të rëndësishme nga autoritetet për të ndryshuar kornizën përkatëse ligjore për këtë vlerësim. Në disa aspekte, përparimi mbetet i pjesshëm, pasi një numër i madh zbrazëtirash…

Lexo më Shumë