“Financial Times”: Bullgaria bëhet anëtar problematik i BE-së, për shkak të korrupsionit dhe RMV-së

“Financial Times”: Bullgaria bëhet anëtar problematik i BE-së, për shkak të korrupsionit dhe RMV-së

“Fondet e BE-së e kanë rritur në të vërtetë korrupsionin dhe robërinë e shtetit. Këto para sidomos janë përdorur për të blerë, drejtpërdrejt ose përmes projekteve, shumë media dhe kështu të sigurohet mbulim për politikanët”.
Këtë për “Financial Times” ka thënë Simeon Gjankov, ministër i Financave në qeverinë e parë të Boyko Borissovit (2009-2013), pasi Bullgaria u bë anëtare e BE-së.
Gazeta shkruan se në Bruksel ekziston shqetësim i madh për tolerimin e korrupsionit dhe për punësimin e besnikëve, e jo të aftëve në administratën shtetërore.

“Vështirësitë politike të Borissovit gjithashtu hapin çështje të vështira për Brukselin dhe vendet e tjera të BE-së. Kritikët thonë se ata nuk kanë arritur të bëjnë presion në Sofje për të përmirësuar qeverisjen e vendit. Tensionet janë rritur në javët e fundit dhe për këtë Bullgaria bllokon bisedimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo ka ngritur frikën se Bullgaria mund të bashkohet me Hungarinë dhe Poloninë në betejat e tyre të shpeshta me Brukselin dhe vendet e BE”, shkruan “Financial Times” në artikullin me titull “Bullgaria bashkohet me grupin e rekrutëve problematik”.

Artikulli citon fragmente nga raporti i parë i Komisionit Evropian mbi sundimin e ligjit në Bullgari këtë vjeshtë, duke përfshirë pronësinë jo-transparente të medias, presionin ndaj gazetarëve dhe përpjekjet për të ndryshuar ligjin e OJQ-ve në një mënyrë që u refuzua gjatë verës. Raporti gjithashtu thotë se nuk ka rezultate në luftën kundër korrupsionit.

“Financial Times” gjithashtu shkruan për raportet nga hetimi në Barcelonë me lidhjet e mundshme të Borissovit me këtë rast.

Në Bullgari, katër të pestat besojnë se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre.