Universiteti i Tetovës (më,19 nëntor 2020), i shpërbleu me bursa universitare studentët më të mirë në ciklin e parë dhe atë të dytë.
Ndarja e certifikatave për studentët ekselentë u bë pa ndonjë ceremoni solemne siç bëhej viteve të kaluara, kjo për shkak të situatës së krijuar në mbarë botën, pra edhe në vendin tonë, me pandeminë e shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe rekomandimeve të organeve shëndetësore për mosgrumbullimin e njerëzve.
Sipas përgjegjësit të Zyrës për Arsim të Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Ibrahim Neziri, këtë vit janë ndarë rreth 100 bursa për studentët e ciklit të parë dhe ciklit të dytë, të cilët i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, siç janë kryerja në kohë e detyrimeve ndaj studimeve dhe notën mesatare ta kenë së paku 9.5. Sipas Nezirit, studentët përfitues të bursës lirohen nga pagesa e semestrit pa marrë parasysh kuotën e studimeve.
Universiteti i Tetovës, me ndarjen e bursave universitare për studentët ekselentë ka filluar në vitin 2013 dhe gjatë këtyre tetë viteve përfitues të bursës kanë qenë mbi 1000 studentë të ciklit të parë dhe të dytë.
Ndarja e bursave realizohet në përputhje me Ligjin për arsimin e lartë, Statutin e Universitetit dhe me vendimin e Senatit të UT-së.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Vendimi i Hagës/ Pas SHBA-së e Francës, Britania e Madhe lëshon udhëzimin e emergjencës për Kosovën: Ruani distancën nga demonstratat
- Alarm në Ohër: 32-vjeçari nga Shkupi zhduket në Liqenin e Ohrit
- Seanca dëgjimore për sfidat e Ballkanit Perëndimor: Çfarë pritet nga zyrtari i Departamentit të Shtetit
- Përgatitjet për shpalljen e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët”
- Skandali që tronditi Britaninë/ Infermierja vrau 7 foshnja, maternitetet pajisen me kamera
- KSHPK hap rast për festimin e 35-vjetorit të shtetit për konflikt interesi
- “Projektligji i PS, tallje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, Gjyqtari Engert Pëllumbi: Formula e propozuar është larg asaj që ka hyrë në fuqi! S’e diskutojmë standardin që kemi fituar! Nuk negociohet me Kushtetutën
- “Mjaft më me tifozllëk politik!”, Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët



