Maqedoni, korona virusi merr nga 1 jetë në çdo 50 minuta

Maqedoni, korona virusi merr nga 1 jetë në çdo 50 minuta

Muaji nëntor shënoi numrin më të lartë të viktimave nga virusi kor ona. Raportet ditore të ISHP-së tregojnë se çdo 50 minuta ka ndërruar jetë nga një pacientë i infektuar me CoV id-19. Ky muaj po mbyllet me mbi 750 vdekje, incidencë e cila vendin tonë e rendit të 8 në botë. Rritja e vdekshmërisë në këto katër javë është trefishuar, gjegjësisht javën e parë 111 dhe të fundit mbi 307 pacientë ndërruan jetë.

ISHP
Vdekshmëria në Nëntor: JAVA 1 – 111; JAVA 2 – 149; JAVA 3 – 182; JAVA 4 – mbi 307

Por, e rëndësishme për Ministrinë e Shëndetësisë është se të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.
Sipas tyre të gjithë pacientët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, por numrin e lartë të vdekjeve e arsyetojnë me komplikimin e sëmundjeve të tjera, si dhe paraqitja e vonshme tek mjeku. Megjithëse, edhe numri i rasteve aktive ka arritur mbi 21 mijë, më pak se 7% janë në kurim spitalor. Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit janë pranuar rreth 60 pacientë, prej tyre 38 vetëm në spitalet e Shkupit.

Aktualisht në repartet infektive dhe qendrat për kovid në të gjithë vendin janë duke u kuruar 1296 pacientë ndërsa 157 shtretër janë të lirë. Në Shkup, në kushte spitalore po trajtohen 480 pacientë dhe ka rreth 40 shtretër të lirë – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas një takimi me drejtorët e klinikave, Ministri Filipçe shkroi se situata është nën kontroll me kapacitet spitalore.

Presim që në periudhën e ardhshme të ketë më shumë pacientë të lëshuar se sa të pranuar. Në repartet infektive ka gjithnjë e më shumë vende të lira. Gjithsesi, e ndjekim situatën çdo ditë dhe jemi të gatshëm për çdo skenar -tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Ambientet spitalore te “Malla Bogorodica” të tri spitaleve private njoftojnë se janë të gatshme që sot të pranojnë 100 pacientë. Por, thonë se ende nuk kanë nënshkruar marrëveshjen me MSH që i gjithë trajtimi të rregullohet përmes Fondit, ashtu siç kishin rënë në ujdi për ta bërë kovid qendrën e re.

Presim MSH të jep leje për tri spitalet private që ta përdor objektin si kovid qendër. Presim leje edhe të stacionit për furnizim të oksigjenit, i cili është i domosdoshëm për pacientët. Presim propozimin e MSH se cilët janë dy mjekët e tyre që do të udhëheqin me këtë kovid qendër. Presim edhe ofertën e Fondit Shëndetësor për marrëveshjen e bashkëpunimit – njoftojnë nga Spitali “Axhibadem Sistina”.

I gjithë kapaciteti për pranim të pacientëve me Kovid është 1500 shtretër, 1/3 prej tyre në Shkup./ALSAT