Një burrë në Fushë-Kosovë ka raportuar të hënën në Policinë e Kosovës bashkëshorten e tij, për dhunë në familje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, burri është ankuar se bashkëshortja e tij, pas një mosmarrëveshjeje, e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me kabllo.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.