Një mijë e njëzet e dy raste të reja me Kovid-19, 41 të vdekur dhe 680 të shëruar
Një mijë e njëzet e dy raste të reja me Kovid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit, kanë vdekur 41 persona, ndërsa janë shëruar 680 pacientë. Në 24 orët e fundit janë bërë 3127 testime.
Gjithsej numri i të diagnostikuarve në vendin tonë, që nga fillimi epidemisë arrin në 60723, numri i pacientëve të shëruar është 37505, të vdekurve 1699, ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 21519.



