Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova nga foltorja e Kuvendit theksoi se kuadrot që hynë në komision duhet të kenë njohuri dhe se Kuvendi duhet të shohë biografitë profesionale sipas modelit të Sllovenisë. Ndaj këtij propozimi të Siljanovskës pati reagime nga deputetët e pozitës ndërsa Davkova u përgjigje se “s’keni lidhje me të drejtën”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Deputetët e opozitës maqedonase me duartrokitje mbështetën kolegen e tyre. Ndaj Siljanovskës reagoi edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili tha se nuk ka të drejtë të vlerësojë nëse dikush s’ka lidhje me drejtësinë dhe se ‘s’jemi në Fakultetin Juridik. “S’jemi…
Author: Hamdi Kumanova
Policia ka shtuar kontrollet në trafik për siç thotë ndërgjegjësuar qytetarët për sigurinë në komunikacion. Në këtë kuadër, MPB thotë se ashtu siç paralajmëroi pak ditë më parë, shqyrton mundësinë e vendosjes së kamerave rrugore por edhe vet policët të mbajnë kamera në mënyrë që të shmanget mundësia e korrupsionit apo heqja e gjobave për shkeljet. “Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë edhe MPB, sot ka filluar edhe kontrolli më i madh i policisë për siguri më të madhe në komunikacion, por edhe në përgjithësi. Policët ndodhen thuajse në të shumtën e rrugëve në kryeqytet por edhe në mbarë vendin”.…
Për herë të parë do të jetë shqiptar drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike në MPB-në e Maqedonisë. Drejtor në këtë post do të jetë Shefik Bajrami, i cili gjatë kohë është i angazhuar në MPB, duke kaluar pozita të ndryshme. Ai deri tani ka qenë ndihmës drejtor në BSP, ndërsa para kësaj ka qenë edhe kryeshef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme (SPB) në Tetovë. Byroja e Sigurisë Publike ka nën kontroll policinë e uniformuar dhe sektorë të tjerë të MPB-së. Ndërsa edhe kësaj radhe me Drejtorinë e shërbimit sekret DSK do të drejtoj kuadër maqedonas, edhe pse pritej…
Sipas Asociacionit për e-tregti në Maqedoni, në gjysmën e parë të këtij vitit, qytetarët me kartela kanë shpenzuar 69.4 milionë euro te kompanitë e Maqedonisë që shesin online në vend. Krahasuar me vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ka një rritje prej 113.5 për qind. Sipas këtij asociacioni, ky trend duhet të shërbejë si motivim për bizneset që ta përdorin këtë modul dhe të shkojnë drejt pagesës online. E-tregtia sipas asociacionit, ndihmon në uljen e ekonomisë në të zezë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se ka rritje prej 36 për qind të transkaksioneve dhe kjo…
Marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc është nënshkruar por aktivitetet infrastrukturore janë anuluar për shkak të Kovid-19 kështu që takimi i ardhshëm bilateral me Serbinë do të shfrytëzohet që të flitet edhe në këtë temë, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, në rajonin e Kumanovës, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve kur pritet hapja e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc. “E dini se kryeministri i mëparshëm Spasovski i nënshkroi marrëveshjet, që kur ishte ministër i Punëve të Brendshme. Besoj se një pjesë e madhe e aktiviteteve siç janë edhe aktivitetet e tilla infrastrukturore janë anuluar për shkak të Kovid-19 por…
Nga Anisa Bahiti Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut mandatohet 2 herë rresht kryeministër një njeri si Zoran Zaev, i cili nuk i ka fituar zgjedhjet. Shqiptarët nuk e morën dot kryeministrin aq të premtuar pavarësisht se i patën të gjitha mundësitë matematikore dhe politike. Sot Zaevi ka edhe më pak vota në përgjithësi, madje edhe më pak vota shqiptarësh, por pavarësisht kësaj ai u bë kryeministër, ndërsa shqiptarët u mjaftuan me zv. kryeministër asistentin e Ali Ahmetit. Më një parlament prej 32 deputetësh shqiptarë, shqiptarëve të përçarë jo vetëm u takon të bëjnë qeverinë e…
Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka sot zhvilloi një takim kortezie me Presidentin Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ku i dorezoj telegramin e urimit për festën e pavarsisë dërguar nga Presidenti Meta, transmeton Agjencia e lajmeve FLAKA Presidenti Pendarovski, falenderoi për urimet e Presidentit Meta dhe theksoi se raportet ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira, kjo fare mirë e vërtetueshme edhe në numrin e lartë si të vizitave por edhe të komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve më të larta të shtetit. FLAKA
Uji në Qytetin e Shkupit është i pijshëm dhe i sigurt, tregojnë analizat më të reja të bëra nga ana e Sektorit për kontroll sanitar në “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Prej atje informojnë se në periudhën nga 7 deri më 11 shtator janë testuar 150 mostra për fizikë-kimi dhe 150 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit prej 42 vende matëse në Shkup. “Në pajtim me rezultatet nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informon “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Ministri i Ekonomisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi ka dhënë një lajm të madh rreth një investimi të ri në zonën industriale në Tetovë informon TetovaSot.Bashkë me Bekteshin në vendin ku do të bëhet ky Investim i ri në zonën industriale në Tetovë, ishte edhe lideri i Bashkimit për Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.Me këtë rast kreu i Ekonomisë Bekteshi dha detaje të tjera rreth Fabrikës së re në vlerë 3.5 milion Euro për prodhimin e ulëseve për trena, e cila do të hapë mbi 300 vende të reja pune.Bekteshi theksoi se Kompania gjermane Franc Kiel do…
Dje në qendër të Shkupit u dëgjuan thirrje fashizoide, fyese dhe poshtëruese kundrejt shqiptarëve në vendin tonë. Autorë të këtyre thirrjeve ishin grupi i tifozëve “Komiti” të KF “Vardar”.“Mrtov shiptar – dobar shiptar” (shqiptari i mirë – shqiptari i vdekur, edhe pse vetë shqiptimi “shiptar” është për të shprehur poshtërim) ose ato me fyerje me gjuhë banale mbi baza të moralit kombëtar, janë dëshmi se në vendin tonë kemi rrezik real të thirrjes për shfarosje fizike të shqiptarëve. Mund të duket konstatim i tepërt, por nëse historia na e kujton se me këso thirrje filloi antisemizmi i viteve të ’30-ta…
Sipas raportit të Institutit të shëndetit publik, Komuna e Gjevgjelisë me tetë rastet e reja të konfirmuara të personave me koronavirus, e rrëzoi rekordin ditor të të infektuarve me Kovid-19, konfirmuan nga Njësia rajonale e Qendrës për shëndet publik në Gjevgjeli, nga ku thonë se prej fillimit të pandemisë e deri më sot, ky është numri më i madh i rasteve në juglindje të vendit. “Kjo i referohet, para së gjithash, jo disiplinës së bashkëqytetarëve tanë edhe përkundër paralajmërimeve dhe thirrjeve tona të përditshme, nuk i respektojnë rekomandimet për zbatim konsekuent të masave mbrojtëse, para së gjithash, mbajtjes së maskave,…
Gjatë 24 orëve të fundit nga 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19 dhe atë: Shkup-20, Kumanovë-3, shtip-1, Tetovë-3, Strugë-2, Veles-1, Ohër-2, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Koçanë-2. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Kovid-19. Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74 vjeçare. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15827, i pacientëve të shëruar 13315 dhe i…

