Këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi Useini jep dorëheqje

Këshilltari i BDI-së në Ohër, Nefi Useini jep dorëheqje

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, Nefi Useini ka dhënë dorëheqje nga funksioni që e mbajti nga viti 2017.

Kryetarja e Këshillit të Komunës Zhivka Angelloska sqaroi se në pajtim me Rregulloren dorëheqjen duhet ta shqyrtojë Komisioni për Verifikim, Zgjedhje dhe Emërime, pas çfarë në seancën e ardhshme të caktuar për të premten, Këshilli duhet ta konstatojë të njëjtën, pas çfarë duhet të zbatohet procedura për verifikim të mandatit të anëtarit të ri të Këshillit.

Kundër biznesmenit Nefi Useini i cili ka kompani ndërtimore në Ohër udhëhiqet procedurë penale para Gjykatës Themelore në Ohër për vepër të kryer “dhunë”.