Për shkak të tejkalimit të pragut të alarmit për grimcat PM10 në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar hyjnë në fuqi disa rekomandime dhe masa.
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë të detyruar t’u rekomandojnë të gjithë personat juridikë t’i lirojnë nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, që vuajnë nga infarkti miokardial ose goditje në tru, pavarësisht nga mosha, me rekomandimin e mjekut të familjes.
Rekomandohet të gjithë personat juridikë që ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në hapësirë të hapur të punojnë nga ora 11.00 deri në ora 17.00. Të rekomandojnë që të mos organizohen gara sportive dhe manifestime të tjera kulturore në hapësirë të hapur. Të sigurojnë kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore, vizitës në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.
“Qeveria t’i obligojë të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrojat, institutet, ndërmarrjet publike dhe SHA në pronësi të shtetit, si dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale të zvogëlojnë (deri në 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare dhe të sigurojë kufizim të punimeve në objektet e ndërtimit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, Qendrën Shëndetësore dhe Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale të sigurojnë strehimore për të pastrehët, t’i mbështesin të moshuarit e vetmuar përmes vizitave të organizuara”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Inspektorati Shtetëror i Mjedisit duhet të fillojë kryerjen e kontrollit të shpeshtë të Instalimeve që kanë A-PIKN leje, të kryejnë matje kontrolli të emetimeve të ndotësve në ajrin ambiental me një laborator të akredituar në mënyrë që të përcaktohet nëse kushtet / masat e përshkruara në Leje zbatohen në lidhje me emetimet e ajrit.
“Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor do të përgatisë dhe dorëzojë rekomandim për instalimet që kanë A – PIKN leje, për reduktimin e kapacitetit të prodhimit (deri në 50%) me çka nga kjo masë do të përjashtohen instalimet që prodhojnë nxehtësi ose energji elektrike”, theksojnë nga MMJPH.
Komunat janë të obliguara t’i zbatojnë masat e përshkruara në planet afatshkurtra ose masat afatshkurtra të miratuara nga Këshillat Komunale.