Gjithsej 1248 pacientë me Kovid-19 shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin, ende ka shtretër të lirë. Të gjitha repartet e klinikave spitalore disponojnë edhe me vende spitalore deri te të cilat ka furnizim të oksigjenit. Tani për tani nuk mendohet për restriksione të reja, sepse kështu masat e dimensionuara gradualisht e stabilizojnë situatën, Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme japin rezultate dhe restriksionet plotësuese nuk do të kishin ndonjë efekt më të rëndësishëm.
Në të gjtiha vendet e Evropës, siç tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit të djeshëm me kryetarin e komunës së Prilepit Ilija Jovanoski, kombinimi i tillë dha rezultate. Në atë kuptim, tha ai, si për Prilepin, ashtu edhe për territorin e gjithë shtetit, tani për tani nuk vjen parasysh të vendosen masa shtesë.
Situata në spitalin e Prilepit vlerësoi se menaxhohet shkëlqyeshëm me pesë kovid-reparte. Ai dhe kryetari i komunës paralajmëruan se prej sot mbi 30 mjekë amë me ekipet do të fillojnë t’u dalin në ndihmë personelit të lodhur mjekësor në Repartin infektiv të Prilepit.
Sa i përket gjendjes epidemiologjike në Prilep, qyteti është në një të tretën e qyteteve me rritje të vogël të të sapoinfektuarve, por në nivel kombëtar, i barabartë është numri i të infektuarve në javët e fundit, ndërsa zvogëlohet presioni në spitale, edhe në atë të Prilepit, për kontrolle. Por situata ndiqet me vëmendje, për shkak të paparashikueshmërisë së virusit, ashtu edhe në botë.
Deri në fund të vitit me katër spitale modulare do të bëhen Kumanova, Strumica, Gjevgjelia dhe Struga ku situata është prioritare për rritje të kapaciteteve spitalore për shërim të pacientëve nga Kovid-19. Prioritet do t’i jepet Kumanovës dhe Strumicës ku kapaciteti është më kritik, ndërsa pastaj edhe Gjevgjelia dhe Struga.
Sa i përket testeve të shpejta, ka mjaftueshëm. Me donacionet në dispozicion janë mbi 100 mijë teste të shpejta.
Në buletinin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistruar 1022 raste të reja të të sëmurëve nga Kovid-19, kanë vdekur 41, ndërsa të shëruar janë 680 pacientë.
Numri i tërësishëm i të diagnostifikuarve me kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 60723, numri i pacientëve të shëruar është 37505, i të vdekurve është 1699, ndërsa numri i rasteve aktive arrin 21519.




