Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në ‘Facebok’ kanë uruar për festën e 28 nëntorit.
Më poshtë u sjellim urimet:
Ali Ahmeti:
Më kujtohet si i ri fare dhe fëmijë, në vitin 1970 pas ngritjes së flamurit, pas rënies së Fazli Graiçevcit dhe dhe Murat Mehmetit, si gjimnazist, depërtoi një literaturë prej poetëve popullorë nga jashtë që shpërndahej nga një mullixhi Sadri Mustafa në vendlindjen tonë.
Atëherë dhe sot nuk i kam harruar ligjërimet e atij poeti popullorë për ngritjen e flamurit ku ai përpiqet të shpjegoj për sakrificat që bënë për mbijetesë shqiponja dhe këtë ligjërim e ndërpret Ismail Qemali, gjithmonë sipas poetit popullorë:
Gëzuar festën tonë të madhe miq, rroftë kombi shqiptar!
Ziadin Sela:
Të dashur shqiptarë, 28 Nëntori, festa e shumfishtë për kombin, edhe pse këtë vit po shënohet nën hijen e pandemisë, na bashkon si gjithmonë, për t’i festuar në mënyrë modeste ngjarjet historike, që lidhen me heronjtë tanë kombëtar. Skënderbeun dhe kohën kur i kthehet atdheut, Ismail Qemalin me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Komandantin Adem Jashari më luftën e UÇK-së.
Të gjitha këto ngjarje të lavdishme, pa Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, nuk do e kishin shkëlqimin që e kanë, e as fuqinë emocionale dhe dashurinë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen ata.
Të dashur bashkëkombas për këtë festë madhështore, që mision e ka bashkimin dhe dashurinë mes vëllezërish të një Gjuhe, një Gjaku, një Kombi dhe rreth një Flamuri, GËZUAR!
Afrim Gashi:
Dita e Flamurit është festë që i bashkon shqiptarët anekënd botës, është festë mbi të cilën e ndërtuam shtetin, kombin dhe identitetin tonë mbarëkombëtar.
E gëzofshim për mot e jetë 28 Nëntorin.
Urime!
Bilall Kasami:
Mbi idealet e të parëve të lidhur me Besë, një histori e artë e shkruar me shkronja Shqiptarie ngjyrë gjaku, të derdhura mbi flamurin më të bukur në botë.
Gëzuar 28 Nëntorin!




