Organizata rinore YEP (Youth Empowerment Platform) ka hapur qendër për punë CoWork – Gostivar për mbështetje të sipërmarrësve rinor dhe personave të cilët punojnë në distancë. Themeluesit e Qendrës konsiderojnë se në mënyrë të tillë do t’u ndihmohet të rinjve t’i realizojnë idetë e tyre dhe të zhvillojnë biznes, ndërsa përballen me mungesë të hapësirës së zyrave dhe pajisjes.
Drejtori i Qendrës Arlind Musliu në hapje theksoi se qëllimi primar është të mbështeten të rinjtë në qëllimin e tyre më lehtë të arrijnë në tregun e punës.
“Në qendrën e sapohapur CoWork – Gostivar ofrohet hapësirë moderne dhe inovative i cili do t’i motivojë sipërmarrësit e rinj. Por shfrytëzuesit e ardhshëm të hapësirës mund të jenë njerëz me profesione të ndryshme, si juristë, kontabilistë, menaxherë të marketingut, arkitektë, fotografi, video-editorë, konsultime dhe persona nga profesione të cilat janë ngushtë të lidhura me trendet digjitale”, tha Arlind Musliu, drejtor i qendrës.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, i cili ka marrë pjesë në hapjen e qendrës, theksoi se si pushtet lokal e kanë intensifikuar mbështetjen e të rinjve dhe tha se ky është projekti i tretë për to. Sipas tij, në këtë qendër të rinjtë nga Gostivari do të kenë mundësi t’i zhvillojnë dhe përhapin idetë e tyre me shpenzime minimale.
Projekti CoWork financiarisht është mbështetur nga Komuna e Gostivarit, organizata Uorld Çikago nga SHBA dhe nga kompania lokale Laki Media.
Musliu potencon se në Gostivar dhe rrethinë ka njerëz të rinj të cilët janë kreativ dhe kanë ide të biznesit, por u duhet hapësirë e tillë për të filluar.
“Gostivari ka shumë njerëz të rinj të talentuar dhe motivuar të cilët janë të gatshëm për hapin e ardhshëm profesional me fillim të biznesit personal. Edhe pse ka shumë firma të suksesshme të cilat janë udhëhequr pikërisht nga sipërmarrësit e rinj, por përvojë e domosdoshme”, thotë Musliu.
Qendra tani për tani mund të pranojë pesëmbëdhjetë persona. Në vitin e parë do të mblidhen informatat kthyese të qendrës. Në fazat e ardhshme do të kërkohen edhe mjete financiare për mbështetje të ideve kreative nga sipërmarrësit e rinj. Kjo është qendra e parë e tillë në rajonin e Pollogut, ndërsa themeluesit konsiderojnë se në kohën më të shkurtër do të tërheqë vëmendje.