Bashkimi Demokratik për Integrim është në fazën e fundit për të rrumbullaksuar edhe eshalonin e dytë dhe të tretë në qeverinë “Zaev 2” Siç mësohet BDl ka vendosur që si Zv/ministër i MPB-së do të jetë Nazim Bushi nga komuna e Çairit një kuadër i dëshmuar, i cili deri tani ka qenë drejtor i Bordit të Telekomit. Si zv-ministër i Shëndetësisë do të jetë Ilir Hasani nga komuna e Kumanovës- Likovës një specialist i përkryer në fushën e mjekësisë i cili deri tani ka qenë drejtor në TORALIUC – drejtues i Klinikës për Traumatologji dhe sëmundje ortopedike. Si zv-ministër i…
Author: Hamdi Kumanova
Inovacione, modernizim, rritje të prodhimit dhe konkurrencës. Këto janë segmentet kyçe ku do të fokusohet politika bujqësore qeveritare në katër vitet e ardhshme. Siç theksojnë nga Qeveria në programin për punë 2020-2024, qëllimi është krijimi i bujqësisë bashkëkohore dhe të qëndrueshme e cila do të sigurojë ushqim të mjaftueshëm dhe cilësor për nevojat e shtëpisë, por edhe prodhim me vlerë të shtuar e cila do të plasohet dhe do të njihet në tregjet e huaja. Mbështetja direkte vjetore është projektuar në 200 milionë euro, ndërsa pesha e politikave do të orientohet në fermat familjare, komerciale si dhe specializimin e tyre…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të rishikohet buxheti i shtetit, në mënyrë që t’i përshtatet kushteve që ka imponuar pandemia e koronavirusit. për t`iu përshtatur kushteve që ka imponuar pandemia e koronavirusit, transmeton REL. Ky do të jetë rishikimi i dytë i buxhetit, pasi rishikimi i parë u bë në muajin maj, gati dy muaj pas regjistrimit të rasteve të para me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Ndërkohë, të premten, më 11 shtator, zëvendëskryeministri për çështje financiare, Fatmir Besimi ka paralajmëruar pakon e katërt të masave për menaxhimin e krizës së…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje për hyrje dhe për dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Moti sot do të jetë me diel dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët mesatare, ndërsa në Luginën e Vardarit erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej tetë deri në 17 gradë, ndërsa ajo maksimalja prej 28 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla dhe me erë mesatare veriore. temperatura minimale do të ulet deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë. Nga e hëna do…
Janë sanksionuar dhjetë shoferë të motoçikletave të cilët kanë marrë pjesë në të ashtuquajturat “gara të egra” në rajonin e Qytetit të Shkupit, më saktë në qarkoren e Shkupit. Prej tyre dy motoçiklistë janë arrestuar në Sektorin policor Petrovec, ndërsa motoçikletat do të dorëzohen në Stacionin për kontroll teknik për procedurë të mëtutjeshme. Siç kumtoi sot MPB-ja, shoferët janë sanksionuar në kuadër të kontrollit të aksionit që dje e ka zbatuar Sektori për punë rrugore pranë Byrosë për siguri publike në koordinim me Sektorin për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup. Policia tek dhjetë shoferë të motoçikletave ka konstatuar…
Njësia për trafikim të paligjshëm pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër N.J. (21) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale “përpunim të paligjshëm, mbajtje dhe trafikim me armë ose materie spërkatëse” të paraparë dhe të ndëshkuar sipas nenit 396 nga Kodi penal. “Më 08.09.2020 rreth orës 17:30 minuta nga nëpunësit policorë në rrugën për në fshatin Haraçinë drejt Hasanbegut, është kryer kontroll në automjetin motorik “audi A4”, pronë dhe e drejtuar nga i denoncuari. Gjatë kontrollit në automjet nën karrigen e parme janë gjetur armë “Tokarev TT-33″, kalibër 7,62x25mm me kornizë me 5 plumba”,…
Prokuroria Themelore publike e Gostivarit dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje’. “I dyshuari 67-vjeçar nga Gostivari, më 9 shtator, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në mënyrë mizore ka vrarë bashkëshorten e tij. Ata për një periudhë të gjatë kanë pasur mospajtime, ndërsa në ditën kritike, i dyshuari ka hyrë në dhomë dhe me sëpatë disa herë ka goditur gruan në kokë. Më pas nga kuzhina ka marrë thikë dhe e ka shpuar disa herë në bark”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Pas vrasjes, sipas…
Bullgaria nuk do të vendos veto dhe nuk do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Këtë e thotë ish presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev në intervistën për Televizionin 24, pas porosive me tone kërcënuese që këtyre ditëve i dërguan zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov dhe eurodeputeti Andrej Kovaçev. “Unë mendoj se kjo nuk do të ndodh. Bullgaria gjithmonë ka mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt prosperitetit të saj demokratik dhe evropian. Agjenda e Sofjes, kur Bullgaria ishte kryesuese me BE-në, hapi rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor…
LSDM ka paralajmëruar se Qeveria do të ndajë kartela pagesore për pensionistë, të papunësuar dhe për prindërit vetushqyes. Siç thuhet në kumtesën e kësaj partie, masa e katërt e cila do të prezantohet së shpejti, do të reflektojë në nevojat reale të kompanive dhe qytetarëve, dhe do të zhvillojë ekonominë. “Për t’u stimuluar shitblerja private dhe të përforcuar fuqia blerëse, kartelat pagesore do u ndahen pensionistëve me pensione deri në 15 mijë denarë, kërkuesve pasivë për punë, si dhe prindërve vetushqyes. Paketa parasheh dhe masa stimulative për kthim në punë të personave që u larguan nga puna gjatë kohës së…
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albion Xhemaili, është rapotuar në polici për kërcënim. Dje në orën 11:00, J.I. (39) nga Reçica e Vogël raportoi se vëllai i tij I.I. u thirr në ndërtesën e komunës së Bogovinës ku kryetari e kërcënoi atë, njofton fokus. Sipas kallëzimit penal, në lidhje me të njëjtën çështje përmes telefonit I.I. është thirru edhe nga oficeri i policisë K.A. dhe e kërcënuan atë.
Emrat e tre deputetëve të cilët, sipas Kryeministrit Zoran Zaev, mbështesin shumicën qeverisëse, tani përbëjnë 65 ligjvënës, janë ende të panjohur për publikun. Ndërsa kreu i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela sot tha. “Nuk ka asnjë mundësi teorike që ata të jenë deputetë nga partia jonë, dhe unë nuk besoj se ata janë disa nga VMRO-DPMNE”, tha Zijadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët. Kjo ishte përgjigjja e Selës, i pyetur nga gazetarët në një seancë të organit më të lartë të partisë, në të cilën ai ofroi dorëheqjen e tij si një veprim moral. Sidoqoftë, ai mbetet kryetar pasi…

