Të nderuar,
Më lejoni që përmes këtij shkrimi të Demantoj lajmin e publikuar në portalin online Tetova Sot, në lidhje me artikullin që është pjesë e lajmeve të rreme, meqë dokumenti i publikuar nga gazetari Urim Saliu është pjesë e Dokumentit Buxheti i shtetit për vitin 2020 publikuar në Gazetën Zyrtare numër 265 të datës 23.12.2019.
-Buxheti i shtetit miratohet konform Ligjit për buxhete ne procedurë saktë të definuar, propozohet nga ministrat resorë dhe aprovohet nga Qeveria ndërkohë që miratohet nga Kuvendi.
Me këtë, demantoj shkrimin që ka të bëj si ‘sulm’ ndaj pozitës time që kam ushtruar në atë periudhë dhe njëkohësisht dua të ju them se kam kryer me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë ligjore e morale detyrën time, gjë që për pjesën tjetër le të mbajë përgjegjësi secili në dikasterin që ka drejtuar ose drejton.
Në vazhdim ju sjellë edhe disa pjesë nga Buxheti, faqe 70 dhe 71 nga 448 faqe të buxhetit pjesa e publikuar nga gazetari është pjesë e buxhetit të shtetit ku potencohen bllok dotacionet e ministrive që aprovohen nga qeveria dhe i sjell kuvendi dhe jo zëvendësministri.
Me shumë respekt,
Prof. Dr. Shiret Elezi
https://www.facebook.com/ShiretEleziMF/photos/pcb.3962693720442450/3962690403776115/?type=3&theater