Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference ka shprehur shqetësime lidhur me rritjen e dhunës në familje dhe se trended e rritjes përbëjnë shqetësim dhe nevojë për ndërmarrjen e masave.
Ky reagim i kësaj partie vjen me rastin e 25 nëntorit – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave!
Ja reagimi i plotë:
Dhuna në familje, e veçanërisht dhuna ndaj grave e vajzave, megjithëse dukuri e shëmtuar sipas raporteve të vendeve të ndryshme, është e pranishme në çdo shoqëri, pa marrë parasysh sa e zhvilluar është ajo.
Pas goditjes së Globit me Covid-19, kjo dukuri ka arritur përmasa edhe më të mëdha.
Kështu, shifrat flasin se 243 milion gra dhe vajza u abuzuan nga partneri gjatë vitit që po e lëmë pas. Ndërsa, më pak se 40 përqind e tyre e raportojnë dhunën ose kërkojnë ndihmë.
Për dallim nga shtetet e zhvilluara që këtë dukuri e trajtojnë nga më shumë aspekte si: sociale, teorike, empirike e ligjore, në shoqërinë tonë për këtë temë ende nuk flasim mjaftueshëm hapur.
Gratë dhe vajzat e dhunuara shpesh nuk e denoncojnë dhunën, për shkak të nivelit të ulët të arsimit që kanë, nuk kanë një vend pune ose kanë punë të pasigurt, e cila nuk i siguron pavarësinë dhe kështu bëhen barrë e familjes, por shpesh herë edhe për shkaqe të turpit që ndjejnë.
Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkoj përpjekje më të fuqishme të institucioneve dhe shoqërisë që për dhunën mos të heshtet, por të ndëshkohet dhunuesi e të funksionoj ligji.
Sigurisht se edhe mediat kanë një rol të rëndësishëm, ku tema të këtilla duhet më shpesh të bisedohen dhe të apsolvohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, e që janë në relacion me eliminimin e kësaj dukurie, dhe mbi të gjitha, duhet vetëdijesuar grat dhe vajzat që kjo e keqe nuk ndodhë për fajin e tyre dhe se ata meritojnë një trajtim dhe përkrahje dinjitoze.
Një shoqëri e shëndoshë duhet të mendoj gjithë format për zvogëlimin , pse jo edhe eliminimin e kësaj dukurie, e cila negativisht ndikon në shëndetin fizik dhe mendor , jo vetëm të gruas apo vajzës së dhunuar, por edhe më gjerë.
Linjat telefonike, qendrat për përkujdesje që janë në dispozicion të grave e vajzave të dhunuara, janë ende ndihmë modeste, prandaj ajo që duhet bërë ne si shoqëri , kërkon përkushtim, përkrahje, mirëkuptim dhe dashuri, sidomos nga familja”, nënvizon Aleanca për Shqiptarët.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Labinot Rexha emocionohet para vendimit në Hagë, bën gjestin që i preku të gjithë – duhet duartokitur për këtë
- “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
- Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
- Gjorgievski: BRT-ja në fazën finale, tenderi pritet të shpallet së shpejti
- Gjorgievski: BRT-ja në fazën finale, tenderi pritet të shpallet së shpejti
- Bebe Rexha flet për vizitat e shpeshta që bënte në Maqedoni gjatë fëmijërisë: Dasmat shqiptare zgjasnin deri në 3 të mëngjesit
- Masat e reja të sigurisë në Hagë: Policia holandeze rrit kontrollin para Gjykatës Speciale
- “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Blloku i Sigurisë: Lironi shqipet! Gjithë Shqipëria është me ju



