Goce Dellçevi është revolucionar i cili ka luftuar edhe për bullgarët edhe për maqedonasit. Kështu ka deklaruar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistë për agjencinë bullgare BGNES, ku ka shtuar se nëse nuk pranohen dobësitë e historisë, atëherë nuk mund të ndërtohet e ardhmja.
Zaev ka shtuar se në Maqedoninë e Veriut janë ndryshuar më shumë se 20 tabela në të cilat është shkruar se “Bullgaria ka qenë okupatorë fashistë”. Ai thotë se bullgarët nuk janë fashistë por miq të vendin tonë.
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut
“Ka pasur një administratë në atë moment në fillim. Më pas Bullgaria u ngrit së bashku me antifashizmin, lufton për liri, për demokraci dhe pa dyshim është pjesë e frontit antifashistë. Ushtarë bullgar dhe maqedonas së bashku ka çliruar territore- Kriva Pallankën, Kumanovën me tërë rajonin, Shkupi. Kjo është pjesë e bukur e historisë sonë”
Kryeministri Zaev më tej në intervistë ka thënë se politikanët nga ish Jugosllavia i kanë mbajtur të ndarë bullgarët dhe maqedonasit.
Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut
“Është detyrë e gjithë qytetarëve, ndërsa më së shumti na takon neve, që t’i afrojmë popujt të cilët shumë vite janë mbajtur të ndarë njëri me tjetrin. Ne duhet të jemi së bashku, për shkak se jemi fqinjë”
Zaev ka thënë se implementimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë me Bullgarinë do të bëhet ligj. Ai ka thënë se është kundër gjuhës së urrejtjes, ndërsa personi i cili ditë më parë dogji flamurin bullgari, tha Zaev, do të përballet me sanksione.




