Partitë i kanë gati emrat e zëvendësministrave. Subjektet politike shqiptare, siç mëson Alsat janë përcaktuar për kuadrot, ndërsa në BDI akoma mbeten dilema për emrin e zëvendësit në MPB dhe Drejtësisë. Burime të Alsat brenda BDI-së bëjnë të ditur se integristët janë përcaktuar që zëvendësi në polici t’i takojë Degës së Çairit për ku përflitet emri i Nazim Bushit. Derisa figura e tij has në pengesa, kjo pozitë mund t’i besohet Agim Nuhiut, i cili paraprakisht është paraparë për në Drejtësi, ndërsa në vendin e tij të vij Driton Kuçi. Për zëvendës në Mbrojtje mësohet të jetë propozuar Bashkim Hasani,…
Author: Hamdi Kumanova
Para dy ditësh ishte publikuar shumë shkurtë në një pjesë të mediave informacioni për raportin e Maqedonisë nga Departamenti i shtetit. Disa nga mediat e afërta me pushtetin gjetën bile edhe forma më të buta ku definohen situatat, ndërsa duan të konfirmojnë fotografinë rozë që e ndërton pushteti, e cila megjithatë është në kundërshtim me jetën e vështirë të çdo qytetari. “Me fjalë të tjera, ata disa punuan për pushtetin e Zaevit, duke treguar rrejshëm këndet rozë, që nëse lexohet deri në fund raporti do të vërehet se shteti fundoset në probleme dhe korrupsion. Kuptohet, ka pasur edhe më pak…
Në Universitetin e Evropës Juglindore, diplomoi gjenerata e 16-të, duke e çuar në 13 200 numrin e studentëve të diplomuar, në 5 fakultete dhe 82 programe studimore. Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti në fjalimin e tij drejtuar absolventëve tha se të rinjtë janë kapitali më i fuqishëm me të cilin Universiteti kontribuon në shoqëri. “Ju paraqitni kapitalin më të fuqishëm, profesional, intelektual, social, me të cilin ky institucion kontribuon intelektualisht në shoqërinë tonë. S’ka edhe një projekt tjetër më vete, për këto tre dekada nga tranzicioni shoqëror e politik e ekonomik që aq shumë i kontribuoi gjithsecilit individualisht, familjeve tuaja…
Asociacioni Bankar i Maqedonisë së Veriut (ABM) i hedh poshtë si të pasakta dhe të papërgjegjshme pohimet nga disa subjekte gjatë ditëve të fundit. Njëherit apelon që “qytetarët të mos shqetësohen nga deklaratat dhe publikimet e informacioneve të pasakta dhe të pakontrolluara për sistemin bankar”. “Rekomandojmë që të ndiqet burimi zyrtar i informacioneve për punën e bankave – Bankës Popullore në pajtim me të cilën bankat janë stabile dhe të sigurta, disponojnë me nivel jashtëzakonisht të lartë të likuiditetit, ndërsa aftësia pagesore është më shumë se dyfish më e lartë nga minimumi ligjor”, thekso ABM. Sipas Asociacionit, sistemi bankar në…
T’u jepet fund arsyetimeve “nuk ka të bëjë me ne/ nuk ka të bëjë me mua” që janë bërë të zakonshme nëpër institucionet, e gjerë është transparenca obliguese, mbrojtja e lirisë së mediave, mbështetja institucionale e një KSHPK-je të fuqishme dhe të pavarur, mungesa e tolerancës gjatë keqpërdorimeve të zbuluara, rritje të motivimit dhe efikasitetit të resurseve njerëzore në institucionet qeveritare, janë pjesë e kompetencave dhe punës së ekipit të zëvendëskryeministrit për luftimin e korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski. Ai në intervistën për MIA-n shprehet se përpjekjet e tij dhe përpjekjet e njerëzve në ekipin e…
Kryetar i ASh-së, Ziadin Sela, në mbledhjen e VI-të të Kuvendit Qendror të kësaj partie, bëri të ditur që disa anëtarë të deritanishëm të KQ, do të përjashtohen, njofton nga vendngjarja Gostivari Sot “Në pikën e dytë të rendit të ditës do të shtoja se pos zgjedhjeve të anëtarëve të rinj, disa anëtar do të përjashtohen nga Kuvendi Qendor”, tha Sela që në hapje të mbledhjes e cila mbahet në qytetin e Gostivarit. Ai nuk bëti të ditur se kush janë ata anëtarë, por sipas burimeve tona bëhet fjalë për disa anëtarë të ASH-së nga dega e Tetovës. Në rend…
Udhëheqësia dhe anëtarët e organeve partiake të Aleancës për Shqiptarët e kanë filluar kuvendin e gjashtë qendror. Ngjarja mbahet në sallën e sportit “Mlladost” sipas protokolleve për mbrojtje nga përhapja e Kovid-19. Në mbledhjen e kuvendit do të punohet sipas rendit të ditës me gjashtë pika dhe tema me rëndësi për partinë. Sot duhet të zgjidhen anëtarë të rinj të Kuvendit qendror dhe të shqyrtohet raporti i Shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik. Burime partiake kanë brifuar se në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për gjendjen aktuale politike të vendit. Poashtu, pritet…
Që nga hapja e çerdheve në Maqedoni janë paraqitur dy raste ku punëtore të çerdhe janë të infektuara me COVID-19. Në njërin rast bëhet fjalë për një çerdhe në Manastir, ndërsa rasti tjetër për një rast në Shkup.Fëmijët që kanë pasur kontakt me rastin pozitiv tashmë ndodhen në vetizolim bashkërisht me koleget e edukatoreve. Sipas protokollit për çerdhet, hapësirat e çerdhet duhet të dezinfektohen disa herë në ditë.
Mbyllja e ekonomisë dhe lëvizja e kufizuar për shkak të masave kufizuese për parndalimin e përhapjes së koronavirusit e ka shkaktuar recesionin më të thellë të ekonomisë për çka është tregues rënia prej 12.7 për qind e Prodhimit Bruto Vendor (PBV). Edhe pse ulje shënohet në pothuajse gjitha strukturat bartëse të PBV-së, megjithatë është eivdent rënia e eksporteve të mallrave dhe shërbimeve që në vlerë nominale arrin 32 për qind të rënies së importit ku ulja është 30.2 për qind, konsideron kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Daniella Arsovska. Në raportet e Bankës Botërore, shton Arsovska është notuar se…
Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u arrestua një 34 vjeçar nga Shkupi. Nga Ministria e punëve të brendshme njoftojnë se personi në fjalë u ndalua pasi qe ai ishte i regjistruar me masën “arrestim” nga Gjykata Themelore Shkupi 1. “Më 11.09.2020 në 20.30 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit arrestohet një 34 vjeçar nga Shkupi. Pas kontrollit të pasaportës dhe kontrolleve operative, vërtetohet se ai ishte regjistruar me masën “arrestime”, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup-1. Ai u privua nga liria dhe iu dorëzua oficerëve të policisë për shoqërim në Burgun e Idrizovës”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka inicuar padi penale kundër A.A., 51 vjeçare nga Gostivari për shkak të ekzistencës së bazave për dyshim për kryerjen e veprës penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”. “Më 26.08.2020 në ora 18.20 personi i raportuar nuk u gjet në shtëpinë e saj në Gostivar, përkundër faktit që ajo kishte një vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për izolim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Qeveria e re e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev zotohet se kësaj radhe do të spastrojë gjyqësorin. Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi për “360 shkallë” se për 100 ditë do të jetë gati plani për spastrim dhe reforma të thella në gjyqësor, përcjell INA. Sipas tij, në këtë proces duhet të marrin pjesë edhe instancat më të larta të drejtësisë, Komisioni Antikorrupsion, Shoqata e Gjykatësve dhe e Prokurorëve si dhe institucione që mund të japin kontributin e tyre. Ministri Mariçiq theksoi se do të verifikohet gjendja pronësore dhe pasuria e të gjithë të punësuarve në sistemin e drejtësisë, përmes…

