Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka sqaruar se cilat vetura do të mund të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut në bazë të lehtësimeve që parashihen me ndryshimet ligjore.
Në mediume shkruhej se do të legalizohen veturat me targa bullgare, mirëpo Bekteshi thotë se do të legalizohen të gjitha veturat me targa të huaja, që deri më 1 tetor janë futu në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe ato nga Gjermania, Zvicra e Austria, vende nga të cilat shqiptarët e Maqedonisë më së shumti blejnë vetura, transmeton gazeta Lajm. Bekteshi poashtu sqaron edhe kushtet tjera:
“Automjetet me targa të huaja do të mund të regjistrohen me 50% tarifë të ulur.
Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Projektligji hyn në fuqi 20 ditë pasi të publikohet në Gazetën Zyrtare, pas miratimit nga Kuvendi”, ka sqaruar Bekteshi në Facebook.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
- Fatmir Limaj: Një ditë para verdiktit, historia e shpalljes së pavarësisë në bankën e të akuzuarve
- Kosova pret me ngrohtësi çlirimtarët e saj
- Substancë para plazmaferezës? Misteri i vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, çfarë dyshojnë hetuesit
- Labinot Rexha emocionohet para vendimit në Hagë, bën gjestin që i preku të gjithë – duhet duartokitur për këtë
- “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
- Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
- Gjorgievski: BRT-ja në fazën finale, tenderi pritet të shpallet së shpejti



