Arsyeja e kësaj pres konference është situata e rëndë epidemiologjike, e shkaktuar nga pandemia e virusit SARS Cov2 dhe sëmundjes COVID 19, të cilën Aleanca për Shqiptarët e ka ndjekur me vëmendje dhe si parti opozitare ka reaguar si në seancat parlamentare, ashtu edhe me reagime të ndryshme partiake në rrjetet sociale, me të vetmin qëllim, që të japim kontributin tonë, në zbutjen e pasojave në shëndetin e popullatës dhe ekonominë e shtetit informon Tetovasot.
Si parti dhe si departament duam të urojmë dhe t’i falënderohemi mjekëve dhe personelit tjetër ndihmës, për luftën dhe punën e pakursyeshme në nëntë muajt e kaluara, kundër kësaj murtaje të shekullit 21. Jemi duke kaluar periudhë të rëndë: në njërën anë me një armik të padukshëm dhe të rrezikshëm, e në anën tjetër, me politika shëndetësore joadekuate, konfuze dhe shumë të vonuara.
Aleanca për Shqiptarët ndër të parët alarmoi për rrezikun që vinte nga Lindja e largët, por qeveria nuk dëgjoi këshillat tona.
Aleanca për Shqiptarët ndër të parët propozoi Pakon 10, për zbutjen e migrimit të mjekëve dhe personelit tjetër mjekësor, por qeveria nuk dëgjoi propozimet dhe këshillat tona.
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, në programin zgjedhor propozoi 7 masa për përballjen me pandeminë COVID-19 dhe situata të ngjashme, por qeveria për shkak të egos së lartë dhe mentalitetit ballkanik, përsëri nuk dëgjoi këshillat tona.
Konstatimi ynë është se:
– Qeveria Zaev 1 humbi Janarin dhe Shkurtin dhe u gjet e papërgatitur gjatë valës së pare, ndërsa Qeveria Zaev 2, humbi Shtatorin dhe Tetorin dhe tani në Nëntor gjendemi në situatë të vështirë dhe të paparashikueshme, duke e ranguar vendin me vdekshmëri më të lartë në rajon dhe më gjerë, dhe me mungesë të ndjeshme të personelit mjekësor në vijën e parë të frontit.
– Kalimi i QKU ‘Nënë Tereza” në COVID qendër ishte gabimi i radhës dhe sipas analizave tona, ky vendim do të ndikojë drejtpërsëdrejti dhe tërthorazi në shëndetin e popullatës, me pasoja të rënda.
Andaj, Aleanca për Shqiptarët propozon:
1. QKU “Nënë Tereza” në Shkup, të shpallet Zonë e Gjelbër ku do të trajtohen pacientët me nevoja të ndryshme në institucionet terciare, ndërsa COVID qendër e vetme në vend të jetë Spitali 8 Shtatori, me të gjitha kapacitetet e tij, ku do të trajtohen të gjithë të prekurit me virusin korona duke bërë riorganizim të kuadrit mjekësor dhe punës brenda në spital dhe njëherit urgjentisht të ndërtohen disa spitale modulare rreth këtij institucioni shëndetësor, duke rritur kapacitetet e shtretërve dhe të shërbimeve.
2. Urgjentisht, kazerma “Ilinden” dhe Salla e sporteve “Boris Trajkovski” të përgatiten për spitale të improvizuara për pranim të pacientëve me COVID 19.
3. Personeli mjekësor ushtarak nga radhët e Armatës së Maqedonisë së Veriut, të kyqen në mjekimin e pacientëve me COVID 19 në spitalet publike, dhe
4. Të kërkohet ndihmë ndërkombëtare, konkretisht të angazhohen mjekë me përvojë nga shtetet që kanë treguar rezultate të mira në mjekimin e COVID 19.
Të nderuar qytetarë, mbani maskë, mbani distancë fizike dhe lani duart më shpesh për të mirën tuaj dhe të dashurve tuaj, poashtu, apelojmë të sëmurët kronik që me rregull ta marrin terapinë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
- Fatmir Limaj: Një ditë para verdiktit, historia e shpalljes së pavarësisë në bankën e të akuzuarve
- Kosova pret me ngrohtësi çlirimtarët e saj
- Substancë para plazmaferezës? Misteri i vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, çfarë dyshojnë hetuesit
- Labinot Rexha emocionohet para vendimit në Hagë, bën gjestin që i preku të gjithë – duhet duartokitur për këtë
- “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen
- Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
- Gjorgievski: BRT-ja në fazën finale, tenderi pritet të shpallet së shpejti



