Author: Hamdi Kumanova

Nga janari i vitit të ardhshëm të gjithë të punësuarit të cilët kanë mbushur moshën 64 vjeçare, respektivisht 62 vjeç për gratë, do t’u ndërpritet marrëdhënia e punës dhe do shkojnë në pension. Ky ishte qëndrimi i prerë i kryeministrit, Zoran Zaev, gjatë emisionit debativ në TVM1. Sipas tij, përjashtime do të ketë vetëm për profesionet deficitare që i nevojiten shoqërisë, e në këtë rast ilustroi personelin mjekësor, por edhe në këto raste do të duhet të ndiqet procedura e punësimit përmes konkursit publik.“Sjellim vendim për pensionim të detyrueshëm me 64 vjeç për të gjithë, ndërsa gratë mund të zgjedhin…

Lexo më Shumë

Armata po zhvillohet, përforcohet dhe ajo që është me rëndësi siç e shohim sot, Armata jonë po rinohet. Ju sot bëheni pjesë e institucionit më të vlerësuar, më të respektuar me besim më të madh në shtetin tonë, ka thënë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në pritjen e sotme solemne të 70 ushtarëve të rinj profesionistë në kazermën “Ilinden”. Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska theksoi se investimet në Armatë në tre vitet e fundit kontribuuan që pas shumë viteve interesi të jetë jashtëzakonisht i madh. “Për herë të parë, për 70 vende për ushtarë kemi 750 kandidatë, praktikisht nga…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë infektuar 142 persona me KOVID-19, 5 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 98 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 15.555, të shëruarve në 12.994, ndërkaq të vdekurve në 642. Për momentin në RMV ka 1.919 raste aktive, njofton Portalb.mk. “Ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar nga Gostivari, 84-vjeçar nga Prilepi, 84-vjeçar nga Ohri, 46-vjeçar nga Makedonski Brod dhe një 58-vjeçar nga Shtipi”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Të infektuarit në 24 orët e fundit Shkup 37Kumanovë 18Tetovë 13Gostivar 9Prilep 8Kriva Pallankë 8Dellçevë 7Koçan 5Pehçevë 4Manastir 4Strumicë 4Probishtip 3Shtip…

Lexo më Shumë

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski sot është takuar me Gordana Kozhuvarovska, kryetare e KRSTRR me qëllim përforcimin e kapaciteteve për rritjen e sigurisë në rrugë, transmeton Almakos.Spasovski, thuhet në njoftim, ka bërë me dije se nuk do të toleroje mos respektimin e rregullave në trafik.“ Sot realizova një takim pune me kryetaren e Këshillit Republikan për Siguri në Trafikun e Rrugëve, Gordana Kozhuvarovska, me qëllim vërtetimin e llojit dhe sasisë së mjeteve që KRSTRR në periudhën e ardhshme do ta siguroje si donacion për njësitë kompetente për trafik në suaza të MPB për përforcimin dhe modernizimin e mjeteve…

Lexo më Shumë

Drejtuesit e Folk Fest kanë falënderuar biznesmenin Nazim Bushi për përkrahjen që ia ka dhënë atyre. Në letrën e falënderimit thuhet se është një njeri vizionar me ide përparimtare. Në vijim po ua përcjellim letrën e plotë të falënderimit: Nje njeri vizionare, me ide perparimtare dhe shume i suksesshem ne punen e tij, i integruar dhe shume punetore, i hapur per bashkepunim dhe shume ndihmues per perparimin e shoqerive te ndryshme. Behet fjale per te madhin z. Nazim Bushi, i cili me punen e tij te pandalshme, modestine dhe bujarine shpirterore gjithmone iu ka qendruar afer njerezve te cilet jane…

Lexo më Shumë

Regjistri Qendror dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike hedhin topin tek njëra tjetra, për mosveprim ndaj BFI-së e cila sipas Antikorrupsionit nuk ka paguar për pesë vite tatim ndaj shtetit. Regjistri Qendror me qëndrim se BFI-ja nuk duhet të dorëzojë raport financiar pasi nuk ka më shumë se 2500 euro të hyra vjetore. DAP nuk jep detaje për hyrjet vjetore në BFI, thonë se për këtë duhet të përgjigjet Regjistri Qendror. Drejtoria e të ardhurave publike “Ju njoftojmë se organi tatimor në suaza të kushteve të parashikuara nga neni 9 i Ligjit për procedure tatimore, nuk ka mundësi ligjore dhe…

Lexo më Shumë

Në prag të fillimit të negociatave me BE-në, eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev tha sot se Bullgaria mbetet në qëndrimet se identiteti bashkëkohor maqedonas nuk mund të ndërtohet duke mohuar gjithçka që është bullgare, përmes siç thekson, mitologjisë dhe gënjeshtrave të imponuara në kohën e Titos. “Ata pranojnë se faktet historike janë humbje për të tashmen dhe të ardhmen. Ata thonë se nëse e pranojnë këtë, Bullgaria do të fitojë dhe do të duhet të heqim dorë nga Goce Dellçevi. Ne iu themi: Përkundrazi, ai është edhe i juaji. Jo vetëm që nuk duhet të dorëzohemi, por ta festojmë edhe më…

Lexo më Shumë

Nëse merr propozim nga Qeveria për heqjen e shpenzimeve të rrugës të të gjithë të zgjedhurve dhe funksionarëve të emëruar, përfshirë edhe deputetët, kryetari i Kuvendit do të paraqesë propozim deri te plenumi për votim. Por, thotë Xhaferi, nuk pret një gjë të tillë, edhe pse në opinion disa deputetë kanë paralajmëruar se do të heqin dorë nga shpenzimet për udhëtim. Sipas tij, kërkesa individuale e një deputeti apo funksionari është në kundërshtim me Kushtetutën. “Nëse dëshirojnë të vijnë me skuter, do t’u siguroj parking deputetëve”, thotë Xhaferi në brifing me gazetarët, duke shtuar se nëse funksionarët dëshirojnë të heqin…

Lexo më Shumë

Gati 9,000 pensionistë, ish-klientë të Eurostandard Bank, nuk kanë marrë ende pensionin e tyre të gushtit. Fondi i Sigurimeve Pensionale njofton një pagesë të jashtëzakonshme të hënën, por vetëm për ata që do të arrijnë të hapin një llogari të re transaksioni në një bankë tjetër deri atëherë. Përndryshe, shansin e ardhshëm për të marrë pension do ta kenë në fund të këtij muaji, më 25 shtator. Pagesa e të ardhurave nga pensioni për muajin gusht është bërë ndaj 35,487 përfituesve të pensioneve, që kishin një llogari transaksioni në Eurostadard Bank. Me shkëmbimin e fundit të të dhënave për llogaritë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot u takua me Ambasadoren e Republikës Federative të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ankel Gizel Holstein. Kryetari Talat Xhaferi shprehu falënderim ndaj Republikës Federative të Gjermanisë dhe Ambasadës në Shkup për mbështetjen dhe ndihmën e institucioneve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për ballafaqim me pandeminë dhe shfaqi shpresë se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë edhe në nivel parlamentar. Në lidhje me integrimet euroatlantike, Kryetari Xhaferi theksoi se vendi si anëtar i NATO-s…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase nuk ka pritur të kalojnë 100 ditë për të kritikuar punën e qeverisë, por që në ditët e para të punës së saj ka nisur me aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe protestuat, të cilat siç thonë drejtuesit e opozitës do të organizohen sa herë që pushteti do të shkel të drejtat e qytetarëve. Protesta e parë u mbajt kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për çka tani një kohë të gjatë po proteston edhe sektori civil. “Koalicioni që udhëheq VMRO DPMNE-ja është koalicioni popullor dhe tani e tutje do ta shihni duke protestuar në rrugë për çdo padrejtësi që…

Lexo më Shumë

Për shkak të rritjes së interesit nga ana e lexuesve dhe njëherit për shkak të respektimit të protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19, organizatorët e Panairit të Librit së bashku me Shoqatën maqedonase të botuesve, Shoqatën e botuesve dhe librashitësve të Maqedonisë – SHBLM, Shoqatën e botuesve shqiptarë nga Maqedonia dhe Shoqatën e botuesve shqiptarë në Maqedoni, vendosën që Panairi i Librit të ketë orar të zgjatur të punës sot dhe nesër. Orari i punës për sot është nga ora 10:00 deri në 21:00, ndërsa për nesër nga 10:00 deri në 22:00. Të gjitha ditët e tjera mbetet me orarin e…

Lexo më Shumë