Opozita bojkoton koordinimin e Kuvendit për seancat online

Opozita bojkoton koordinimin e Kuvendit për seancat online

Opozita nuk mori pjesë në koordinimet javore me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, për shkak se ai bashkë me deputetët e shumicës, pa u konsultuar fare me opozitën, e kanë vendosur në rend dite, të enjten, pikën e ndryshimeve të Rregullores së Kuvendit. Deputeti i VMRO-së Nikolla Micevski thotë se pushteti dëshiron të mbajë seancat online pasi nuk ka shumicë të mjaftueshme të deputetëve. Ndërsa deputeti i Koalicioni ASH-AAA, Skënder Rexhepi vlerëson se pushteti tenton të bëjë ndryshime të rregullores si në kohën e Gruevskit.

Duhet dialog, duhen prioritete se cilat ligje do të vendosen në seanca plenare dhe ne qëndrojmë në dispozicion të marrim pjesë aktive në ligjet e lidhura me krizën shëndetësore, me krizën ekonomike. Por përmes derës së vogël të shtyhen ligje tjera të llojit si Legalizimi i Marijuhuanës dhe lëndëve narkotike, mendojmë se nuk janë prioritet i shtetit për momentin’ deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE

E kemi diskutuar disa herë me radhë në koordinim dhe nuk kemi pasur konsensus rreth kësaj pike. Ndërsa kryetari i Kuvendit në koordinim me shumicën parlamentare vendos që këtë ndryshim të rregullores ta sjelle kokë më vete pa ndonjë konsensus të përbashkët. Dhe në këtë mënyrë ata e sjellin kohën kur ndryshimi i rregullores është bërë vetëm nga shumica në kohën e VMRO-së, faktikisht në kohë e Gruevskit’ pohoi Skënder Rexhepi, Koalicioni ASH-AAA.

Kuvendi sot po ashtu vazhdoi të shfaqet jotransparent ndaj qytetarëve, për shkak të mungesës së kushteve për të transmetuar online, seancat e komisioneve kuvendore. Problemi i tillë u shfaq në Seancën e Komisionit për Shëndetësi, e cila nuk transmetohej online, ndërsa në rend dite të seancës është edhe propozim ligji që të formohet Komision i ri që do të merret me menaxhimin e krizës me pandeminë. Deputetët e opozitës këtë veprim të shumicës e vlerësuan si obstruksion nga ana e pushtetit, por kreu i komisionit nga radhët e BDI-së Arben Ziberi, u shpreh se pas ankesës së opozitës, e ka shtyrë seancën për disa orë më vonë.

Në ndërkohë për t’u dalë në atë që të bëhet realitet kërkesa e tyre, por edhe për të qenë më transparent tu tregojmë opinionit se ne nuk i ikim pikës për të cilën ata insistojnë // ne përsëri do të fillojmë me të njëjtën mbledhje e cila di të bahet në sallën Boris Trajkovski dhe do të jetë e hapur për të gjithë opinionin’ tha Arben Ziberi, kryetar i Komisionit për shëndetësi në Kuvend.

Edhe pse insistuam që të marrim qëndrim, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit nuk e komentuan mospjesëmarrjen e opozitës në koordinimet e punës së Kuvendit, por as për mungesën e transparencës e cila shpesh ndodh gjatë mbajtjes së seancave të komisioneve të Kuvendit, të cilat nuk transmetohen online./Alsat-M