Ju informojmë se më 25 nëntor 2020, duke fillua në ora 10 Fondacioni “Informacioni dhe Mbrojtja e Natyrës” (FIMN), Dega në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Programin e KB të Mjedisit Jetësor (UNEP), do të organizojë një ngjarje online për prezantimin e rezultateteve të aktivitetit të projektit “Mbrojtja e specieve të bimëve të egra që mblidhen për qëllime tregtare”.
Në këtë ngjarje do të prezantohen përfundimet dhe rekomandimet në favor të ruajtjes dhe përdorimit të qëndrueshëm të rrushit të ariut dhe synon të fillojë një diskutim midis të gjitha palëve të interesuara se si të përmirësohet në mënyrë më efikase mbrojtja e specieve të bimëve të egra që mblidhen për qëllime tregtare.
Fokusi është tek rrushi i ariut, i cili konsiderohet si një nga bimët e egra më të vlefshme për natyrën dhe ekonominë lokale. Kjo specie vetëm në vendin tonë nuk përfshihet në Listën e specieve të egra të mbrojtura rreptësisht dhe nuk është e ndaluar për mbledhje dhe vendi ynë është burimi i vetëm i kësaj bime të egër në rajon.
Aktiviteti i projektit zbatohet në kuadër të projektit “Arritja e mbrojtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”. Projekti financohet nga Fondi global ekologjik (FGE), zbatohet përmes Programit të KB të Mjedisit (UNEP) dhe partneri dhe përfituesi kryesor është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), ndërsa partner lokal në zbatimin e këtij aktiviteti të projektit është Fondacioni “Informacioni dhe Mbrojtja e Natyrës” (FIMN), Dega në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në këtë ngjarje do të drejtohet drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor Hisen Xhemaili dhe koordinatori i projektit të Programit të KB për Mjedisin Iskra Stojanova.
Me kënaqësi i ftojmë mediat që të përfshihen në këtë ngjarje.
Linku për përfshirje në ngjarje
https://us02web.zoom.us/j/84512218226?pwd=RlBtcU5sM3JlNVh0SjJnNzg3a0NmUT09
Meeting ID: 845 1221 8226 Passcode: 337409.
Fillon në orën 10.
Këshillohet që të paraqiteni 5-10 minuta më herët në mënyrë që të fillojmë me kohë.




