62 intelektual maqedonas kanë dërguar letër të hapur lidhur me ngjarjet aktuale politike dhe shoqërore për raportet me Bullgarinë. Ata janë decid, historia e popullit maqedonas, gjuha maqedonase, kultura dhe literatura maqedonase, gjegjësisht gjithçka që e definon identitetin maqedonas, nuk guxon të jetë bazë për dikat politik, aq më pak lëndë për diskutim të komisioneve të përbashkëta.
Nënshkruesit e kësaj letre, reagojnë në siç thonë, në politikën mohuese që e përfaqëson Qeveria bullgare ndaj vendit tonë.
Letër publike nga intelektualët maqedonas
“Përcaktimi ynë është unanim, i bëjmë thirrje udhëheqjes politike të mos bien pre e presioneve dhe të mos lejojnë përvetësimin e historisë maqedonase, gjuhës dhe trashigimisë kulturore, si dhe mohimin e identitetit kombëtar maqedonas nga ana e Bullgarisë, sepse është në kundërshtim me vlerat dhe principet në të cilat është ndërtuar dhe ka funksionuar Bashkimi Evropian”.
Ata bëjnë thirrje që problemi të rregullohet pa u prekur vlerat e veçanta të krijuara ndër shekuj.
Letër publike nga intekeltualët maqedonas
“Vlerësojmë se pjesëtarët aktual të politikës dhe shoqërisë duhet të veprojnë në drejtim të kuptimit të përbashkët dhe të respektit të ndërsjellë të të gjitha popujve edhe atë bazuar në parimet demokratike të civilizimit modern, pa u problematizuar vlerat e veçanta maqedonase, që janë krijuar gjatë shekujve të kaluara”.
Ata rikujtuan edhe Marrëveshjen e Prespës, e cila siç thonë ka ndikoi në jetën e brendshme dhe të jashtme politike të shtetit të Maqedonisë, të themeluar në edicionin e parë ASHAM-it, më 2 gusht 1944. Në të gjitha këto procese për interaksionin interaktiv dhe simbozë të hapësirës së vetme-Maqedonia, është duke lëvizur në zhvillimin e posaçëm historik të popullit maqedonas, po krijohet identiteti saj.




