Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje nëpunësit policor me urdhër paraprak të gjykatës, kanë kryer bastisje tek personi me iniciale M.G(29) në shtëpinë e pushimit në fshatin Moranë, Shkup. Gjatë bastisjes është gjetur 1 kg marihuan dhe një pistoletë.
Nga ministria e Brendshme njoftojnë se personi në fjale është arrestuar dhe pas dokumentimin plotë të rastit do të ngritët padi penale deri tek Prokuroria Publike Themelore.