Sllovenia, e cila për nga sipërfaqja dhe numri i banorëve është e ngjashme me Maqedoninë e Veriut, paraqet shembull të shkëlqyeshëm të vendit i cili zbaton strategji të planifikimit afatgjatë dhe zbaton politika për zhvillim të barabartë rajonal. Presim këmbim të shtuar tregtar në periudhën pas kovidit, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, në takimin e sotëm në Shkup me ambasadorin e sapoemëruar slloven, Millan Predan, me të cilin biseduan për masat për përballje me krizën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe integrimet evropiane të vendit tonë.
Në paraqitjet e veta hyrëse, zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Predan folën për situatën aktuale me Kovid-19 në dy vendet dhe konstatuan se implementimi i masave për ruajtje të shëndetit të qytetarëve dhe për përballje me pasojat ekonomike është prioritet kulmor për të dy vendet. Njëherit, cekën se presin rritje të këmbimit tregtar mes dy vendeve dhe shkallë të larta të rritjes ekonomike në periudhën pas kovidit.