Një i paraburgosur 61-vjeçar për pedofili, dje pasdite është varur në Burgun e Shutkës, konfirmuan nga burgu, njofton Portalb.mk. I paraburgosuri është varur rreth oës 16:00, kur është shëtitja në oborrin e burgut. Nga burgu thonë se ai është ankuar se i dhemb barku dhe ka mbetur në qelinë e tij, ku dhe është varur me çarçaf për hekurat e dritares. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për një profesor nga Tetova, i cili është arrestuar në shkurt të këtij viti, si i dyshuar për tentim-përdhunim të një vajzës 8-vjeçare.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev, sot realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, ku u dakorduan që bashkëpunimi shumëvjeçar të vazhdojë në më shumë fusha të ndryshme, si dhe se përmes bashkëpunimit të tillë do të punojnë në avancimin e proceseve reformuese dhe sigurimin e prosperitetit për qytetarët. Siç njoftoi Pres shërbimi i Qeverisë, kryeministri Zaev me ambasadorin Koha bisedoi për gjendjen e vendit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe formimit të Qeverisë së re. “Zaev shprehu lindshmëri se mandati i dytë është mundësi e shkëlqyer që Qeveria gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar të vazhdojë me implementimin…
Një këmbësor nga fshati Tenovë e humbi jetën në aksident trafiku që ndodhi dje rreth orës 21:00 në hyrje të fshatit. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, pas ndihmës fillestare mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë, personi i lënduar u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup ku iu nënshtrua plagëve. “Në rrugën regjionale Tetovë-Vollkovë në hyrje të fshatit Tenovë, automjet “Audi” me targa të Tetovës i drejtuar nga F.E (60) nga Tetova goditi këmbësorin G. M (61). Këmbësori është transportuar me automjet mjekësor në Spitalin Klinik në Tetovë për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Pas ndihmës së dhënë për…
Në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës, më 4 shtator 2020 u bë mbrojtja e parë e një disertacioni të doktoraturës. Doktorantja Vjollca Hasani-Limani, si njëra nga studentët e gjeneratës së parë të shkollës së doktoraturës në Universitetin e Tetovës, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës, me titull: “Roli i mikrofinancimit dhe zhvillimit të NMVM-ve në uljen e varfërisë në Maqedoni” dhe mori titullin Doktor i shkencave. Mbrojtja e këtij disertacioni u realizua para komisionit, në përbërje: Prof.Dr. Etem Iseni – kryetar, Prof.Dr. Alifeta Selimi – anëtar, Prof.Dr. Raman Ismaili – anëtar, Prof.Dr. Brikend Aziri – anëtar, Prof.Dr. Merale…
Ambasadori i Bullgarisë Angell Angellov, sot pati takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ku u dhurua donacion i përbërë nga veshje mbrojtëse mjekësore dhe pako ushqimore humanitare. “E falënderoj kryetaren e komunës për bashkëpunimin. Ne u njohëm para dhjetë viteve. Ne dhurojmë veshje mbrojtëse për personelin mjekësor që mund të përdoren 50 herë. Këto janë 14 veshje speciale që mund të përdoren deri në 50 herë, domethënë 700 ditë pune për mjekët në vijat e frontit përballë Kovid-19. Ne kemi siguruar ndihmë humanitare në ushqim për 30 familje të dobëta sociale, shpërndarja e të cilave do të…
Vlera e shpenzimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor që është bërë në vitin 2019 arrin 7.579.784 mijë denarë, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë, ndërsa më të mëdha janë shpenzimet për menaxhim me ujërat e ndotur në të cilat përkasin 31,48 për qind. Në shpenzimet e tërësishme për mbrojtje të mjedisit jetësor për veprim me mbeturinat marrin pjesë me 25,06 për qind dhe në shpenzimet për sisteme qarkulluese të furnizimit me ujë 23 për qind. Shpenzimet për mbrojtje të mjedisit jetësor përbëhen nga dy komponenta: investime në mjete për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe shpenzime për mbajtje të mjeteve për mbrojtje…
Bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm midis Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore kanë rëndësi të jashtëzakonshme për monitorimin e përhershëm dhe adekuat të situatave dhe lëvizjeve në ekonomi, si dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe të përgjithshëm makroekonomik. Ato janë dhe duhet të mbeten prioritet i përbashkët i të dyja institucioneve. Këto janë pjesë e konkluzioneve të përbashkëta nga takimi i sotëm i ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe guvernatores të Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska. Mes tjerash në takim gjithashtu u diskutua edhe për situatat aktuale në ekonominë vendore pas goditjes së parë si pasojë e krizës së Covidit.…
Në të dy ndërtesat e kopshtit “Breshia” në Dibër, dhe klasa e shpërndare në fshatin Skudrinjë, pas më shumë se gjashtë muajsh, për shkak të pandemisë së Kovid-19, sot u dëgjua përsëri jehona e fëmijëve. Fëmijët e shoqëruar nga prindërit e tyre para dyerve të zbukuruara të kopshtit, i përshëndetën me buzëqeshje personat e caktuar për këtë dhe sipas protokolleve të vendosura u pranuan nga edukatorët e tyre. “Nuk mund të shpreh gëzimin tonë të madh që ndërtesat, të cilat në muajt e kaluar mbetën bosh, tani duken si ato për të cilat janë paramenduar. Gëzimi është i pranishëm edhe…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:30 minuta në Burgun e Shkupit është kryer vetëvrasje. Bëhet fjalë për personin S.M. i lindur në vitin 1959 nga fshati Poroj i Tetovës. Personi në fjalë ka qenë në paraburgim që nga 29 shkurti i këtij viti, për veprën penale që është e dënueshme në bazë të nenit 188 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht tentativë përdhunimi të një të miture 8 vjeçare. Personi në fjalë është varur në qelinë e burgut. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Mjekësinë Ligjore.
Këtë mëngjes, kanë filluar me punë institucionet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve sipas protokolleve për funksionimin në kushtet e pandemisë me KOVID – 19. Të gjitha institucionet në vend sipas protokolleve kanë kapacitetin për të pranuar 19 mijë fëmijë dhe deri më tani kanë treguar interes për kujdes, prindërit e 14.555 fëmijëve. Me këtë rast, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, vizitoi kopshtin “Buba Mara” në Komunën e Aerodromit, ku autoritetet e informuan atë se dita kishte filluar me sukses, fëmijët erdhën në kopsht së bashku me prindërit e tyre dhe në hyrje janë respektuar të gjitha…
Maqedonia e Veriut gjatë 29 vjetëve të pavarësisë, ka bërë përparime të mëdha, por edhe gabime të cilat i kanë kushtuar humbje kohe për arritjen e synimeve të saja kryesore: anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Stojan Andov, kryetar i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ai ka drejtuar institucionin ligjvënës në vitin 1991 kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia. Sikur në atë kohë të mos bëheshin disa gabime, thotë Andov, vendi mund të ishte shumë më herët pjesë e strukturave euroatlantike, ndërsa nuk do të ndodhte edhe konflikti në vitin 2001.…
Është shuar zjarri që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ndërtesën në kejin “Dimitar Vllahov” në qendër të Shkupit, ish-objekti i Bankës komerciale, në pjesën ku tani ndodhen institucionet shtetërore. Sipas informacioneve fillestare është shkaktuar dëm material në ndërtesën ku janë të vendosura Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Agjencia Informative Mediatike. Para ndërtesës aktualisht është një ekip i MIA-së dhe punonjësit në disa institucioneve shtetërore. Të punësuarit që u gjetën herët në mëngjes në ndërtesë, u evakuuan me kohë. Hollësitë për zjarrin pritet të njoftohen nga komandanti i Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simovski në një deklaratë…

