Gjendja e krizës në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditëve, që me propozim të Këshillit të sigurisë e shpalli dje Qeveria, i mundësoi Armatës t’i japë mbështetje policisë dhe institucioneve shëndetësore, shkroi sot në Fejsbuk presidenti Stevo Pendarovski.
Presidenti shtoi se sipas Ligjit për menaxhim me kriza, Armata do ta ndihmojë policinë në sigurimin e objekteve strategjike, spitaleve, si dhe në sigurimin e depove me medikamente dhe me pajisje tjetër mbrojtëse mjekësore.
“Konsideroj se ndihma dhe mbështetja e këtillë është më se e nevojshme për autoritetet shëndetësore dhe policinë, të cilat tashmë nëntë muaj me radhë, natë e ditë po luftojnë me pandeminë e #КОVID19 dhe janë të dërmuar”, shkruan Pendarovski në Fejsbuk.