Paralajmërohen reformat të thella në administratë, ekspertët thonë se të punësuarit në administratë vështirë se do të dëshirojnë të dalin para kohe në pension Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2021, do të vlejnë rregulla të reja për pensionim, ku është vendosur që të bëhet e detyrueshme dalja në pension në moshën 64-vjeçare. Përjashtime nga ky rregull do të bëhen vetëm për personat që punojnë në profesione deficitare. Njëkohësisht të punësuarve që mungojnë pesë vjet stazh pune deri në daljen në pension, u mundësohet që t’i blejnë ato para kohe dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi me rastin e Ditës së pavarësisë, 8 shtatori uron qytetarët . Të nderuar qytetarë, Dua që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot kur e shënojmë 8 Shtatorin, ditën më të rëndësishme në rritjen dhe zhvillimin e shtetit tonë – Ditën e Pavarësisë, përmes këtij urimi, t’ju drejtohem Ju, të jem me Ju dhe më të afërmit Tuaj, që sinqerisht dhe përzemërsisht t’ju uroj ditëlindjen e Republikës. Bashkë, rritemi, ballafaqohemi për çdo ditë me sfida të ndryshme, situata, kriza të natyrave të ndryshme, dhe…
Qendra për Shëndet Publik Kumanovë në 24 orët e fundit nuk ka regjistruar të infektuar të rinj, bënë të ditur sot kompetentët nga Institucioni Shëndetësor Publik. Janë shëruar gjithsej 15 persona. Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arif Latifi informoi se janë kryer 27 testime prej të cilave 20 përmes “Termini Im”, ndërsa shtatë testime janë kryer në pajtim me treguesit epidemiologjikë. Nga fillimi i pandemisë në rajonin Kumanovë-Likovë, me kovid janë diagnostikuar 1.540 raste. Për momentin janë aktivë 248 raste.
Krytari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka thënë se qeveria e re e ka ndryshuar Planin Urbanistik të Tetovës, me çka i kanë mundësuar biznesmenit Daka që të ndërtojë banesa. “Edhe ditën e parë qeveria e vjetër me mandat të ri, Zaev dhe BDI e shfrytëzuan jo për të ndihmuar popullin por për të ndryshuar Planin Urbanistik të Detajuar në Tetovë, që të mund në tokën e biznesmenit kontrovers Daka të ndërtohen banesa, një biznes me vlerë rreth 200 milionë euro. Dhe ndërkohë shihni se çfarë heshtje është nga ana e pushtetit. Heshtin dhe lusin Zotin që të tejkalohet kjo temë…
Nga Anisa Bahiti Jemi mësuar që sa herë fillon një sezon i ri politik në Shqipëri dëgjojmë qeveritë të shpallin prioritet turizmin dhe bujqësinë. Jemi mësuar të dëgjojmë gjithashtu qeveritë që sa herë afron vera i bien gjoksit sesa “shumë” po mundohen për turizmin në vend. Po si qëndron e vërteta? Mjafton të shohim shifrat dhe do kuptojmë sesa larg jemi nga realiteti që trumbetojnë qeveritë tona ndër vite. Turizmi malor është një mundësi shumë e madhe për punësim sidomos në zonat e thella dhe rurale të Shqipërisë. Ky vend, plot male të bukura dhe të veçanta, nga Alpet ne…
Zgjedhja e zëvendësministrave ka ngecur ndërkohë që partitë nuk konfirmojnë emrat e mundshëm. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se bisedimet në këtë temë do t’i përmbyllë në fund të javës por pranoi se shumë kandidatë e kanë refuzuar postin për shkak të rrogës. “Besoj se deri në fund të kësaj jave do t’i përfundojmë të gjithë bisedimet me kandidatët potencial për zëvendësministra që të mundem si kryeministër t’i dorëzoj në Kuvend. Tani është momenti kur bisedohet me kandidatët dhe partnerët meqë duam të zgjedhim më cilësohet nga ajo që na ofrohet. Më vjen keq që pjesa më e madhe e njerëzve…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se konform Ligjit për festat, 8 Shtatori 2020 (e martë), Dita e pavarësisë është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëherësh, MPPS qytetarëve në shtet ua uron Ditën e pavarësisë.
Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e dytë ka shënuar rënie prej 12.7%, publikoi Enti shtetëror për statistikë. Sipas të dhënave të publikuara, në tremujorin e dytë të 2020, rritje është shënuar në bujqësi, pylltari dhe peshkatari prej 4.5%, Drejtorinë publike dhe mbrojtje, sigurim të obligueshëm shëndetësor, arsim, veprimtaritë të mbrojtjes sociale dhe shëndetësore prej 2.2% dhe informacione dhe komunikime prej 0.9%. Shpenzimet finale të amvisërive, duke përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse që i shërbejnë amvisëritë, në tremujorin e dytë të vitit 2020 në mënyrë nominale kanë rënie prej 9.9%, ndërsa pjesëmarrja e tyre në BPV është 70.6%. Në periudhën e njëjtë,…
Komuna e Strugës kërkon nga Ministria e Arsimit që të mundësojë mësim me prani fizike në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Kjo kërkesë vjen pas një takimi me të gjithë drejtorët e shkollave, të cilët kanë konfirmuar se ka kushte për t’i organizuar klasat sipas protokolleve. Në shkollat ku numri i nxënësve është mbi 1000, kërkohet të zvogëlohet kohëzgjatja e orëve. Shkollat në Strugë dhe Ohër janë duke pritur që Komunat t’i ndajnë termometra dhe dezinfektues.
Opozita kërkon nga shumica parlamentare të zgjidh, sipas tyre, mosmarrëveshjet mes vete dhe të propozojë formimin e trupave punues në Kuvend. VMRO-DPMNE-ja kërkon të gjitha komisionet që ka pasur përbërjen e kaluar, në përjashtim të atij për zgjedhje dhe emërime. Pres që t’i mbajmë të gjitha komisionet që i kishim në mandatin e kaluar përjashtim Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime i cili sipas numrit të deputetëve nga zgjedhjet e 15 korrikut i takon partisë fituese dhe tashmë e udhëheq LSDM-ja – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së. Opozita jo zyrtarisht ka caktuar emrat e kryetarëve të 8 komisioneve me të…
Në faqen zyrtare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, tre deputetë janë regjistruar si të pavarur, përcjell in7. Njëri prej tyre është Ismail Jahoski, i cili mandatin e fitoi nga lista e Bashkimit Demokratik për Integrim, në njësinë e pestë zgjedhore. Po cili është motivi se pse është larguar nga grupi parlamentar i BDl, për momentin ende janë të paqarta. I njëjti nuk i është përgjigjur tentativave të in7 për të realizuar kontakt dhe për të marrë prononcim. Po kush është Ismail Jahoski Jahoski përveç postit të tanishëm si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka qenë kryetar i…
Zaev nuk përjashton mundësin e ndërtimit të një shkolle mobile që tu mundësohet nxënësve shqiptarë të Çashkës që mësimin ta vijojnë në gjuhën e tyre amtare si një të drejtë të garantuar me Kushtetutë. “Një vit i humbur për nxënësit është një humbje shumë e madhe, andaj do të bëjmë përpjekje që ta zgjidhim këtë problem”, tha Zaev.

