Të shtunën fillon fushata zgjedhore për kryetarë komunash në Shtip dhe Pllasnicë, por këto zgjedhje bojkotohen nga partitë më të mëdha opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicioni ASH-AA për Pllasnicën.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përgatitet që dy ditë para datës zyrtare të zgjedhjeve, më 11 dhjetor të votojnë personat me vendim për izolim.
Në komunën e Shtipit në garë janë pesë kandidatë kurse në atë të Pllanicës janë dy kandidatë. Shumica e kandidatëve nga parti të vogla dhe të pavarur.
Partitë në pushtet refuzuan kërkesën e opozitës për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se nuk mund të bllokohet një proces demokratik.
Këto zgjedhje po mbahen pasi që kryetari i deritanishëm i Shtipit u zgjodh ministër në kabinetit qeveritar të kryeministrit Zaev, ndërsa kryetari i deritanishëm i Pllasnicës u zgjodh deputet nga radhët e BDI në zgjedhjet e fundit.




