Do të ishte papërgjegjësi Qeveria të japë dorëheqje, papërgjegjësi ndaj shumicë së qytetarëve të cilët para disa muajsh i dhanë mbështetje pikërisht kësaj Qeveria për ta udhëhequr politikanë përgjegjës, të bindur se do të realizohet agjenda evropiane, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski, duke iu përgjigjur pyetjes nëse kryeministri Zoran Zaev do të japë dorëheqje pasi nuk ka fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.
Qeveria mbetet e përkushtuar në reformat të cilat, tha Arsovski, janë pjesë e rrugës drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se vendi këtë vit u bë anëtare e NATO-s, ndërsa në mars Këshilli i BE-së në mënyrë unanime, përfshirë edhe Bullgarinë e miratoi fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
“Në mars pati raport pozitiv nga Komisioni Evropian për progresin reformues, prej ku vendi është më i mirë se kandidatët e tjerë, madje edhe më përpara se disa vende të tjera të cilat negociojnë. Kështu që, fokusi i kësaj qeverie mbetet në atë që ishte përcaktim para zgjedhjeve dhe me të vërtetë do të ishte papërgjegjësi në këtë drejtim të mendohet për dorëheqje”, tha Arsovski.
Në konferencën për shtyp të zëdhënësve qeveritarë u kumtua se Qeveria dje në seancë nuk ka sjellë vendim për gjendjen eventuale të krizës për shkak të përhapjes së infeksionit me KOVID-19.
“Pritet të mbahet takimi i Këshillit të Sigurisë tek presidenti i shtetit nesër, ndërsa më pas nuk përjashtohet mundësia Qeveria të mbajë seancë në të cilën do të sjellë masa të reja për përballje me pandeminë”, tha zëdhënësi Muhamet Hoxha.
U kumtuan edhe disa prej konstatimeve të seancës së djeshme qeveritare të 21-të, në mesin e së cilave angazhimi i Ministrisë së Shëndetësisë të zbatojë furnizim publik të testeve të shpejta antigjene në institucionet publike shëndetësore, Ministria e Mbrojtjes të lejojë shpërndarjen e personave mjekësorë nga radhët e veta për nevojat e ISHP, ndryshime në ligjet për mbrojtje shëndetësore dhe sociale.




