Koncept i ri i sigurisë në komunikacion “Qytete të sigurta” (Safe City), veçanërisht në qendrat urbane, finalizim i konceptit “Polic i mëhallës”, modernizim i vendkalimeve kufitare me instalimin e lexuesve digjitalë të targave, forcim të sistemit për mbikëqyrje të vijës kufitare me rritjen e numrit të kamerave celulare, afateve për arkëtimin e gjobave që nuk do të varen nga “faktori njeri”, janë një pjesë e Programit për punë të Qeverisë në periudhën 2020-2024, të përfshirë në pjesën “Rend dhe drejtësi”. Fokusi do të vihet edhe në riformatimin e sistemit dhe rregullave në mbikëqyrjen inspektuese. – Një zëvendëskryeministër do t’i koordinojë…
Author: Hamdi Kumanova
Ai akuzohet për abuzim të pozitës dhe autorizimit të tij zyrtar sepse për një gjyqtare në nëntor 2018 qëllimisht nuk kishte përcaktuar shtesë page prej 35%, ndryshe nga kolegët e tjerë të saj, njofton Portalb.mk. Ish kryetari i Gjykatës supreme Jovo Vangellovski më 25 shtator do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën penale, si person i akuzuar për abuzim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, ka publikuar “Fokus”, duke iu referuar vërtetimit nga Gjykata penale. Prokuroria në korrik njoftoi se kundër Vangellovskit ishte ngritur akuzë sepse ai për një gjyqtare qëllimisht nuk kishte caktuar shtesë të pagës prej…
Numri i rasteve aktive në gjithë vendin është 2.208, ndërsa Shkupi vazhdon të jetë qyteti me më së shumti raste, përkatësisht me 755 raste aktive. Pas Shkupi vinë Kumanova me 277 raste aktive, Gostivari me 146 raste, Prilepi 143 raste, Tetovë 121 dhe Shtip 111. Në qytetet tjera ka nën 100 raste aktive, ndërsa më pak ka në Krushevë dhe Resnjë me nga një rast aktiv, dhe në Vallandova me dy raste. Momentalisht në spitalet e Maqedonisë shërohen 295 pacientë. Gjatë ditës së djeshme nga 1.486 testime u regjistruan 109 raste aktive. Prej fillimi të epidemisë numri i të infektuarve…
Shoqata qytetare “Shkupjania Nëna Terezë” sonte me fillim nga ora 19:00 në amfiteatrin para Shtëpisë – përkujtimore të Shën Terezës në Shkup do të organizojë akademi solemne me çka edhe do të përfundojë zyrtarisht manifestimi i 21-të tradicional “Ditët e Shën Terezës”, e cila këtë vit është nën shenjën e 110 vjetorit të lindjes së saj. Në akademinë, e cila mbahet në ditën e prehjes së Shën Terezës, humanistë dhe shoqata të shquara do të shpërblehen me letrat tradicionale për humanizëm dhe statuja me imazhin e Shën Nënës Terezë. Fituesit e këtij viti janë: Ministria e Shëndetësisë e Republikës së…
Thelbi i marrëveshjes së shumëpërfolur nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit Donald Trump, synon normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve. Pika e parë e marrëveshjes ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade Beograd-Prishtinë, projekt i diskutuar edhe më herët. “Përveç kësaj, të dyja palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës Beograd-Prishtinë me një port të thellë në detin Adriatik. Të dyja palët do të bashkohen në një mini-shengen ballkanik, ndërsa do të njohin reciprokisht diplomatët dhe certifikatat profesionale. Marrëveshja thekson gjithashtu se dyja palët bien…
Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 475 shkelje për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. MPB-ja u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u përballë me Kovid-19.
Me tubim të shkurtër protestues para selisë së EVN-së në Gostivar, një grup i qytetarëve shprehën pakënaqësi kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës. Organizatorët e protestës, grupi i tifozëve “Katrioti”, protestën e pestë me radhë e lokalizuan në hapësirë më të vogël nga qendra për kulturë e deri në qendrën shfrytëzuese energjetike Gostivar të EVN-së, transmeton MIA. Selajdin Abdulli nga Lëvizja “Rezistenca” nga fshati Çegran në emër të organizatorëve të protestës kërkon që EVN-ja ta rritë numrin e vendeve pagesore dhe sporteve për pagesën e llogarive dhe t’i hapë ekspoziturat në vendet tjera të banuara. Abduli në fjalim u bëri…
Një autobus bosh, i ndërmarrjes nga Shtipi “Kit-go”, ka shpërthyer vetvetiu në zjarr në autostradën Milladinovci-Shtip afër lokalitetit Krushicë. Në autobus kishte qenë vetëm shoferi, i cili ishte përpjekur të fikte zjarrin, por pa sukses. Duke qenë se autobusi kishte marrë flakë në një tatëpjetë, duke qenë në flakë nga lokacion, ku kishte shpërthyer zjarri, kishte shkuar disa qindra metra më poshtë, ku e ka goditur bankinën dhe ka shkaktuar një zjarr të vogël në një arë në afërsi. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar as viktima në këtë fatkeqësi, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Aktualisht nuk dihet arsyeja…
Filipçe ishte në hapjen e spitalit modular te Klinika e Pulmologjisë, ku do të bëhet ndarja e pacientëve me simptome të virusit korona nga ata me sëmundje kronike të frymëmarrjes, si kategori më e rrezikuar. Ministri i Shëndetësisë tha që ky objekt u bë në kohë rekorde me 122 mijë euro donacion, por pranoi se janë vonuar me 16 spitalet e tjera modulare si projekte të Bankës Botërore. Ai u zotua se gati do të bëhen pas dy muajve, si preventivë për valën e re që pritet në vjeshtë që pikun do ta arrijë në janar. “Nëse ndodhë ndonjë skenar…
Furra e bukës “Silbo” është objekt i paligjshëm dhe Kryeministri Zoran Zaev duhet të urdhërojë prishjen e tij. Kjo është një kërkesë e pronarëve të bashkuar të lokaleve, nga QT “Biser” në Aerodrom. Ata pretendojnë se pronari nuk ka ndonjë leje për objektin. Pronari i furrës “Silbo” Siljan Milev nuk deshi të flasë para kamerave, kështu që ai i hodhi poshtë pretendimet e tilla vetëm përmes telefonit. Sipas tij, ka një proces gjyqësor kontestues me pronarët e bashkuar të lokaleve të Qendrës Tregtare “Biser”. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja edhe sot kërkoi rrënimin e ndërtimeve pa leje, ndërsa si shembull i mori platformat…
Në oborrin e dy shtëpive të vjetra në fshatin Greshnicë të Kërçovës, u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimit “Dasma tradicionale e shqiptarëve të Kërçovës”. Duke respektuar masat preventive në kushtet e pandemisë globale, Shoqata “Fortesa” edhe sivjet, në ambiente autentike, shpalosi traditat e moçme të organizimit të dasmës kërçovare, si një pasuri shumë e çmueshme kombëtare, e cila kohët e fundit është zbehur dukshëm nga trendet e zhvillimit modern. Me këtë rast u prezantuan këngët e melosit burimor dhe vallet popullore, kostumografia e rrethit të Kërçovës dhe gatimet tradicionale të kësaj ane, që janë pjesë e ritualeve të dasmës…
Anisa Bahiti Në Washington kanë nisur bisedimet mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë. Me një përfaqësim të palës serbe që është në nivelin më të lartë me Presidentin Aleksander Vucic, njeriu më i fortë politikisht i Serbisë që nga koha e Sllobodan Milloshevicit dhe nga ana tjetër zoti Abdullah Hoti, kryeministër i një koalicioni që mbahet në këmbë artficialisht dhe sigurisht njeriu më i dobët politikisht që nga koha e Rrahman Morinës, madje edhe më i dobët se Bajram Kosumi në vitet 2005-06. Nga njera anë ndodhet Presidenti i Serbisë, trashëgimtari politik i humbësve të luftërave…

