Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike e Shkuipit njofton se është dorëzuar akuzë kundër ish deputetes nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva, për rastin që e ka hapur ish Prokuroria Speciale Publike e emrin “Drumarina”, gjegjësisht për harxhimet rrugore, njofton Portalb.mk. “Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dorëzuar akuzë kundër një personit për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në detyrë “nga neni 353 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45 paragrafi 3 i Kodit Penal. Bëhet fjalë për lëndën e njohur në opinion si “Drumarina” për të cilën procedurën hetimore e ka udhëhequr Prokuroria Speciale Publike”, njoftojnë…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme, ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, sot pasdite janë mbledhur para Qeverisë për të protestuar kundër mësimit online. Ata kërkojnë mësim të kombinuar, me prezencë fizike+online. Nxënësit e pranishëm në protestë thonë se nuk kanë për të lejuar të ndodhë një gjë të tillë, prandaj kërkojnë me çdo kusht për mësim të kombinuar, në të kundërt nga 1 tetori ata do të bojkotojnë mësimin online. Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen nga institucionet, do të vazhdojnë protestat e tyre edhe më fuqishëm duke i përshkallëzuar protestat në të gjitha qytetet e…

Lexo më Shumë

Trupi kombëtar koordinues për sëmundje infektuese (NKT) i Malit të Zi mbrëmë, me propozim të Institutit për Shëndet Publik në vend, vendosi t’i lehtësojë kushtet për hyrje në Mal të Zi për qytetarët e rajonit dhe qytetarët malazezë të cilët shkurt udhëtojnë në ndonjërin prej vendeve të fqinjësisë. Siç kumtoi Instituti, sikurse deri më tani, hyrja në Mal të Zi mundësohet pa kushte shtesë për banorët e vendeve të “listës së gjelbër”, ndërsa banorët e vendeve të “listës së verdhë” mund të hyjnë në Mal të Zi me rezultat pozitiv të testit serologjik – antitrupa të klasit lgG që e…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherazi kryetar i Komunës së Gostivsrit, Arben Taravari, ka deklaruar se Qeveria i është vërsulur komunave ku udhëheq Aleanca për Shqiptarët dhe me çdo kusht t’i dëmtojë ato, duke iu dërguar për çdo ditë inspektorate të ndryshme komunës së Gostivarit, asaj të Vrapçishtit dhe Bogovinës. “Në vend që Qeveria të gjej çantën me 1.5 milion euro të Boki 13, të zbardh rastin e Maxhar Telekomit që kishte një përfundim në Gjykatën e Njy Jorkut, rastin e Den Donçevit, të kaubojve të BDI-së që gjuajnë nëpër dasma, por asgjë nuk zbardhet nga këto…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut dyert e shkollave për nxënësit do të hapen vetëm në ato shkolla ku ka kushte për zbatimin e protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi i ri. Në kuadër të masave të reja përfshihet mbajtja e detyrueshme e maskave, organizimi i mësimit me maksimum 20 nxënës në klasë, sigurimi i distancës fizike dhe dezinfektimi i vazhdueshëm e klasave. Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Milla Carovska, pas realizimit të takimeve intensive me drejtorët e shkollave, ka theksuar se po bëhen përpjekje për të eliminuar të gjitha problemet sa i përket fillimit të vitit shkollor në bazë planit…

Lexo më Shumë

Qeveria e kryesuar nga LSDM është e përbërë nga persona përgjegjës, profesionistë dhe llogaridhënës, të përgatitur që me përkushtim të punojnë në realizimin e përcaktimeve programore. Të gjithë funksionarët e emëruar në Qeveri kanë obligim t’i përmbushin pritjet e të gjithë qytetarëve. Ministrat në Qeveri do të mbajnë komunikim të rregullt dhe të hapur me të gjithë qytetarët, mediumet dhe palët e prekura në shoqëri përmes avancimit të kanaleve për komunikim, përfshirje dhe pjesëmarrje, njëkohësisht duke e respektuar Kodin për sjellje etike të bartësve të funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë. Të gjithë funksionarët të bëjnë përpjekje maksimale,…

Lexo më Shumë

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut (BFI), ende nuk ka filluar me përgatitjet për zgjedhjet e kryetarit të të saj, pavarësisht se paralajmëruan që pas Kurban Bajramit do të fillojnë përgatitjet e procesit zgjedhor. Nga BFI tani sërish paralajmërojnë se kah fundi i shtatorit pritet që të fillojnë aktivitetet, njofton Portalb.mk. Selver Xhemaili, shefi i Kabinitetit të u.d. reisti të BFI-së, Shaqir efendi Fetahu, për Portalb.mk, thotë se në BFI ende nuk ka sinjale për fillimin e procedurave të procesit zgjedhor. “Ende nuk kanë filluar procedurat. Nuk kemi ndonjë sinjal se së shpejti do të fillojë, por shpresojmë kah…

Lexo më Shumë

Informacionet e publikuara nga Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni thonë se deri më 30 gusht, 19,3% e të prekurve me COVID-19 janë hospitalizuar kurse pjesa tjetër janë shëruar në kushte shtëpiake, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga rastet e prekura me COVID-19 vetëm 19,3% janë hospitalizuar apo (janë duke) në kushte spitalore kurse tjerët janë shëruar në shtëpi me simptome të lehta apo pa simptome me pasqyrë më të lehtë të sëmundjes” shkruhet në raportin e ISHP-së. Përndryshe, numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2191 raste, 606 kanë vdekur kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani ka arritur…

Lexo më Shumë

Zoran Zaevi në vend që të bëjë pi-ar me ndarjen e letrave të mandatit që qeverisë së tij të vjetër të re duhet të merret me zgjidhjen e problemeve të cilat vet i krijoi. Ai nga populli ka letër mandati që të sigurojë kthimin në punë të 40 mijë personave të cilët kanë mbetur pa punë, pikërisht në mandatin e tij për shkak të politikave ekonomike katastrofale. Të mundësojë që rrushi i vreshtarëve të blihet me çmime dinjitoze, ta kthejë çmimin e energjisë elektrike në nivel para shtrenjtimit të fundit, kur tashmë nuk e uli siç premtoi para disa viteve…

Lexo më Shumë

Në seancë Qeveria ka sjellë vendim që Postat e Maqedonisë së Veriut të fillojë me procedurat për gjetjen e një banke të re për bashkëpunim, çka do të zhbllokonte qarkullimin pagesor të postës. Sot do të mbahet mbledhje e Këshillit Drejtues të Postës, për të filluar procedurat për gjetjen e një banke të re. Përndryshe, në Maqedoni Postat e vendit nuk kanë mundur të funksionojnë shkaku i falimentimit të EuroStandard Bankës, nëpërmjet së cilës kanë kaluar të gjithë transaksionet e Postave të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dje kërkoi që të gjithë komunat në Maqedoni të përgatisin çerdhet për mësim i cili do të fillojë nga 9 shtatori, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prezenca e fëmijëve në çerdhe do të jetë e përgjysmuar kurse ata që do të marrin pjesë në mësim do të kenë protokolle të posaçme për tu ndjekur, siç janë distanca dhe higjiena personale e çdonjërit. Përndryshe, Ministresha për punë dhe politikë sociale, Jagoda Shahpanska kërkoi nga prindërit që mos t’i çojnë fëmijët në çerdhe, nëse nuk ndjehen mirë apo kanë temperaturë. Qeveria e Maqedonisë edhe një herë do ta fus…

Lexo më Shumë

Zyra e Jashtme për Punë Kriminale Prilep deri te PTHP Prilep ka shtruar kallëzim penal kundër T.N (53) nga Prilepi i dyshuar për vepër të kryer penale “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorëve”, të parashikueshme dhe të dënueshme sipas nenit 215 KP të RMV.-së Pas njohurive të marra operative se i denoncuari merret me prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtuan sot nga MPB-ja, më 02.09.2020 me urdhër për bastisje të shtëpisë dhe hapësirave të tjera janë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në Prilep dhe në…

Lexo më Shumë