Rritet kapaciteti akomodues për pacientët me Kovid, aktivë 14.661 raste
Numri i rasteve aktive të Kovid-19 në vend arriti në 14,661, pasi dje u regjistruan edhe 1,285 të tjerë. Më shumë se 900 persona janë shtruan nëpër spitalet dhe klinikat.
Për shkak numrit të rritur të të infektuarve të cilëve u duhet hospitalizim janë plotësuar kapacitetet e spitaleve prej dje për trajtimin e pacientëve me kovid-19 në dispozicion janë klinikat interne, ku 150 shtretër spitalorë janë në dispozicion.Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, ky projekt, i cili rrit kapacitetin akomodues për pacientët e infektuar me Kovid 19, nuk do të prishë funksionimin normal të të gjitha këtyre klinikave.
Instituti për mjekësi transfuzive ka informuar se janë siguruar gjithsej 187 njësi plazme konvalescente për trajtim të pacientëve të infektuar me Kovid-19, ku 98 njësi janë siguruar përmes dhurimit standard dhe 89 njësi plazmë konvalescente nga gjithsej 38 donatorë. Gjithsej 126 dhurues kanë dhuruar plazmë me të cilën janë trajtuar rreth 170 pacientë me Kovid-19.
Në 24 orët e fundit janë bërë 3404 teste, ndërsa janë regjistruar 1285 raste të reja të Kovid-19, kanë vdekur 14 persona, ndërsa janë shëruar 176 pacientë, ka informuar sonte Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Nga rastet e regjistruara më së shumti janë në Shkup–522, pason Prilepi 79, Tetovë 73, Veles 63, Manastir 57, Gostivar 54, Shtip dhe Kavadar nga 46…
Nga komunat e Shkupit, Aerodrom kryeson me 1079, dhe pasi mbi 900 të tjerë janë infektuar në Gazi Babë dhe Karposh, mbi 800 në Qendër dhe Kisella Voda.
Në Klinikën infektive në 24 orët e kaluara janë pranuar 12 pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 162 pacientë. Me mbështetje të oksigjenit janë 137 pacientë, ndërsa nuk ka pacient në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 9 pozitivë dhe 1 fëmijë i dyshuar me Kovid-19 dhe 26 pacientë të rritur pozitivë në virusin. Në SPQ “8 Shtatori” ka tetë të pranuar, ndërsa janë hospitalozuar gjithsej 79 pacientë. Në aparatin respiratorë janë 3 pacientë. Në Institutin e Tuberkulozit janë hospitalizuar 55 pacientë, pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 66, ndërsa në atë të Shtipit 48 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan, Gjevgjeli, Kërçovë, Kavadar janë hospitalizuar 472 pacintë pozitivë dhe të dyshuar në Kovid-19.
Paralelisht me statistika të tilla, qeveria dhe opozita vazhduan akuzat e ndërsjella për situatën aktuale me Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 38782, numri i pacientëve të shëruar është 23011, i viktimave është 1110, ndërsa numri i rasteve aktive është 14661.




