Rrjeti i gazsjellësit me gjatësi prej 86 km nga Shkupi deri në Tetovë dhe Gostivar është realizuar 65%. Gazsjellësi i dytë magjistral, ai nga Negotina, drejt Prilepit dhe Manastirit, i gjatë 92 km, duhet të realizohet vetëm edhe 8%. Sapo të përfundojnë dy rrjetet primare të gazit më së voni deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, do të vijojë proces i lidhjes së komunave. Ministri Boçvarski u bëri thirrje vetëqeverisjeve lokale që të jenë të gatshme që gazi të arrijë në amvisëritë dhe ndërmarrjet sa më shpejt të jetë e mundur.
“U bëj thirrje që të përgatiten dhe sa më shpejtë të fillojnë ndërtimin e degëve kyçëse nga komunat deri te tubacioni kryesor i gazit…- deklaroi Blagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Autoritetet pohojnë se Maqedonia në një të ardhme të afërt do të jetë vend transit për gazin natyror për disa fqinjë siç janë – Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.



