Author: Hamdi Kumanova

Risia e Qeverisë është Zëvendës Kryeministri i parë Për herë të parë, Qeveria merr Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e parë të Sistemit Politik, një pozicion që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Artan Grubi informon TetovaSot. Artan Grubi, 43 vjeç, ka kryer doktoraturën në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Politike . Artan Grubi ka diplomuar dhe magjistruar për gazetari në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ka doktoruar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Politike, dhe aktualisht është edhe ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tetovës. Zgjedhja e qeverisë kërkon…

Lexo më Shumë

Deputeti i së “Majtës”, Dimitar Apasiev, ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, që të thirr seancë për pyetje deputetësh. Xhaferi u përgjigj për kërkesën e Apasievit: “Në lidhje me kërkesën tënde për të thirrur seancë të veçantë për pyetje deputetësh nën numrin e arkivues 08-2611/11 id 26 gusht 2020. Ju informoj se në përputhje me nenin 67 paragrafi 2 të Rregullores të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Kuvendit mundet të thirre seancë me kërkesën e Presidentit të shtetit, Qeverisë dhe të paktën 20 deputetëve. Kërkesa juaj nuk e plotëson kushtin për thirrjen e një…

Lexo më Shumë

Autoritetet greke sërish sollën vendim ku ndalohet hyrja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për shkak gjendjes me coronavirusin në vend. Kjo në fakt është vazhdim i ndalesës për në Greqi, ndërsa një vendim i tillë është vazhduar në vazhdimësi që kur u ndalua në fillim. Ministri i Shhëndetësisë së Greqisë dhe zëvendësministri për Mbrotje Civile, Nikos Herdalas bëri të ditur se vazhdimi do të bëhet për dy javë, që do të thotë se deri më 15 shtator do të ndalohet hyrja e qytetarëve të Maqedonisë për në Greqi. Përjashtim janë disa qytetarë të caktuar siç janë personeli mjekësor dhe…

Lexo më Shumë

Me një orë vonesë dhe pas disa intervenimeve procedurale filloi seanca kuvendore në të cilën do të debatohet rreth formimit të qeverisë së re. Në fillim të seancës mandatari ZoranZaev u shpreh se një nga detyrat e para me të cilat do të përballet qeveria e re do të jetë ballafaqimi me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19. “Si kryeministër bashkë me kabinetin do të dëshmojmë se mundemi, mundemi edhe më shumë edhe më mirë. Shteti jonë dhe e gjithë bota tanimë në një kohë të gjatë po gjendemi në një situatë jo të lakmueshme të shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19.…

Lexo më Shumë

I gjithë procesi i punës i administratës shtetërore do të relizohet në mënyrë elektronike, të gjithë dokumentet dhe lëndët do të krijohen, arkivohen, aprovohen dhe nënshkruhet në mënyrë elektronike në vend që në formë të letrës dhe fizikisht të dërgohen për nënshkrim ose akrivim në institucion. Kjo parashihet me modernizimin e Sistemit kombëtar për menaxhim me dokumente, të cilin sot në konferencë shtypi e prezantoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, njofton Portalb.mk. Mançevski theksoi se puna elektronike e administratës do t’u mundësojë edhe personave udhëheqës të kenë kontroll e cili i punësuar sa ka punuar, do të…

Lexo më Shumë

Juristë dhe ekonomistë dominojnë në përbërjen e Qeverisë së re të mandatarit Zoran Zaev, ekonomist i diplomuar dhe biznesmen shumëvjeçar dhe ish kryetar komune, i cili e kryente funksionin e kryeministrit edhe në tre vitet e kaluara. Për zbatimin e programit qeveritar do të angazhohen edhe elektro-inxhinierë, arkitektë, gazetarë, kirurg specialist, specialist i neurokirurgjisë, specialist i mjekësisë interne, punëtor social i diplomuar. Ministri më i ri ka 33 vjet, ndërsa më i moshuari 56, tregojnë të dhënat e biografive të publikuara në Propozim përbërjen e Qeverisë.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në fjalimin e tij theksoi se kriza shëndetësore e virusit COVID-19 është më e madhja në 100 vitet e fundit. Gjashtë muaj që kur u regjistrua rasti i parë në Maqedoni, Filipçe falënderoi për mbështetjen e madhe që e japin qytetarët në luftën kundër coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni. “Me respektim të masave për mbrojtje të shëndetit, përveç që mbroni veten dhe të afërmit, ju kontribuoni personalisht në përpjekjet e punonjësve shëndetësor të cilët për çdo ditë luftojë. E di se jeta me virus ju ka lodhur dhe e kuptoj se gjërat mund të mos jenë…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar me iniciale F.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, e që ndodhet në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë. Siç mëson TV21 nga burime të Ministrisë për Punë të Brendshme, i riu ka qenë bashkë me 5 shokë të tjerë, të cilët kanë dalë për shëtitje në mal. Ai është futur për t’u freskuar në liqen, por s’ka ditur not dhe është mbytur, kanë rrëfyer shokët e tij për policinë, tregon për TV21 burimi nga MPB-ja. Ekipet e policisë kufitare…

Lexo më Shumë

Me 28.08.2020 në ora 19.10 është lajmëruar se në Shtip në rrugën “Bregallnica” vetura e tipit “folksvagen golf” me targa nga Shtipi e drejtuar nga Z.H.(48) nga Shtipi e ka goditur një shtyllë betoni, transmeton Almakos.Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtarja në veturë Xh.H.(40) dhe një bashkëudhëtar i moshës 7 vjecare, lëndime këto të konstatuara nga Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Shtip.

Lexo më Shumë

Me 28.08.2020 në ora 21.40 në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” në hyrje për në Republikën e Maqedonisë Veriore, pas kryerjes së kontrolleve në kufi është konstatuar se G.A.(33) nga Republika e Shqipërisë po evidentohet në evidencat operative me masën “arresto” me kërkesën e Interpolit nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Ai është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 28.08.2020 në ora 20.15 është lajmëruar se në Shkup në udhëkryqin nga rruga “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rrugës “Bosnja dhe Hercegovina” ka ndodhur një aksident trafiku midis motocikletës “hjundai” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.K.(32) nga Demir Hisari, dhe veturës së tipit “opel astra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga D.E.(20) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë aksidentit është lënduar rëndë shoferi D.E., ndërsa janë lënduar lehtë bashkëudhëtarja nga e vetura e njëjtë L.E.(45) dhe shoferi i I.K., lëndime këto të konstatuara nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naum Ohri”. Është kryer kontroll në vendin e…

Lexo më Shumë