Situata e përgjithshme me pandeminë e virusit korona dhe gjendja në spitalin e Strumicës, ka përplasur sot VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në. Nga partia më e madhe në opozitë, kanë thënë se ka ardhur koha që drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Strumicë, të dalë publikisht dhe të kërkojë donacion për blerjen e auto ambulantave, për shkak të numrit të vogël dhe vjetërsisë së atyre që posedon aktualisht. Deputeti Dojanço Eftimov, ka kujtuar sot se deputetët e VMRO-DPMNE-së, kishin dorëzuar amendament për realokimin e 3.5 milionë denarëve për blerjen e tre auto ambulantave për këtë qytet, por amendamentin ishte refuzuar nga shumica parlamentare me arsyetimin se nuk ka nevojë për një furnizim të tillë.
Dojanço Eftimov, VMRO-DPMNE
“Prandaj vlerësojnë se është dyftyrëzi përgjigja e deputetit Kostadin Kostadinov, i cili gjthashtu vjen nga Strumica dhe i cili paralajmëroi se në mënyrë intervenuese do të sigurohet autoambulantë për spitalin e Strumicës, kur i njëjti dhe pushteti i partisë së tij mundeshin këtë ta bëjnë me mbështetjen e amendamenteve të opozitës, ndërsa nëse arrinin të sigurojnë edhe një veturë, do të ishte edhe më mirë për spotatin dhe qytetarët e Strumicës. Paramendoni, Kostadinov paralajmëron furnizim urgjent të auro ambulantës pas dy muajve, ndërsa spitalit i nevojiten tani në kushte kur kemi mijëra të sëmurë çdo ditë nga virusi korona. Zoran Zaev në Strumicë është 18 vite në pushtet, herë si deputet, herë si kryetarë komune e herë si kryeministër dhe ajo që spitali nuk ka auto ambulantë në kushte pandemie është dështim i tij personal”
Nga LSDM janë kundërpërgjigjur duke thënë se në një situatë serioze kur numri i të infektuarve me virusin korona rritet dhe sistemi shëndetësore dhe punonjësit shëndetësor janë nën presion të paparë, deputeti në fjalë dhe VMRO-DPMNE pa asnjë grimcë turpi dhe përgjegjësie dalin dhe kritikojnë për furnizimin me auto ambulantë.
LSDM
“Çfarë bënte VMRO-DPMNE për 11 vite? Në vend që të investonin në spitale dhe shkolla, derdhnin qindra mijëra euro në shelgje, dema, luana dhe ideja të ngjashme fikse të të arratisurit Gruevski, ndërsa paratë e popullit përfundonin tek disa persona në krye të pallatit të bardhë. Të mos ishin shpenzimet e tyre joproduktive dhe kriminaliteti, shteti sot do të kishte më shumë para për ballafaqim me krizën shëndetësore dhe ekonomike, që e ka paralizuar gjithë botën. VMRO-DPMNE-ja opozitare nga fillimi i krizës i frenon dhe obstruon përpjekjet mbinjerëzore që po bëjnë institucionet dhe punonjësit shëndetësor për ballafaqim me krizën korona. Auto-ambulanta për të cilën akuzojnë është siguruar dhe deri në dhjetor këtë vit duhet të arrijë në spitalin e Strumicës”
Përveç kësaj, nga LSDM thonë se po bëhen përpjekje edhe për më tepër, që në tre mujorin e parë të vitit 2021, si donacion nga Kina të arrijnë edhe 60 auto ambulanta për gjithë Maqedoninë. Partia më e madhe në pushtet thotë se në këtë situatë duhet të gjithë të kontribuojnë duke treguar solidaritet dhe përgjigjësi dhe duke respektuar masat dhe protokolet për mbrojtjen e shëndetit.




