Ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRo_DPMNE-së, Ilija Dimovski vlerëson e se partia e tij nuk duhet të propozojë kandidatë për nënkryetar të Parlamentit, informon gazeta KOHA. “Nëse jemi parti serioze e cila ka për qëllim tu qëndrojë pas kritikave të saj principiele, VMRO-DPMNE në shenjë të përqafimit të kritikave të opinionit për numrin e madh të panevojshëm të nënkryetarëve të Parlamentit, vet duhet të tërhiqet nga ajo pozitë e cila i takon, dhe duhet tu bëjë thirrje të gjitha partive që kanë bërë pazare për këtë funksion ta bëjnë të njëjtën”, ka deklaruar…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko mbrëmjen e djeshme është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup. Ai është pozitiv në Kovid-19, por nga partia e tij thonë se është në gjendje stabile. Informacionin për Plusinfo e kanë konfirmuar nga BDl. Dje kishte dy të infektuar të rinj nga Struga, ndërsa në këtë komunë aktive janë 142 raste me koronavirus.Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë nga fillimi i pandemisë është 547.
Mr. Hamdi Nuhiju Këto ditë u përmbyllë ngjarja më e rëndësishme kulturore në Komunën e Likovës dhe Kumanovës “ArtCamp” ku artist të ndryshëm u paraqitën me veprat e tyre artistike para opinionit. Për së afërmi patëm mundësi të shijojmë mjeshtërinë artistike duke u krenuar për nivelin dhe cilësinë që ata bartin e që mund të krahasohen edhe me artist rajonal por edhe botëror. Kjo ngjarje kulturore e përkrahur nga të gjithë, e sidomos nga ministria e kulturës i ka dhënë jehon rajonit të Kumanovës si një vend ku lirshëm mund të kultivohen vlerat e larta artistike. Por, u bë shumë…
Në Kërçovë sot nuk kishte raste të reja me coronavirus dhe kishte dy të shëruar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë është 263, prej të cilëve 98 janë raste aktive, 155 janë të shëruar dhe 10 kanë humbur jetën. Të dhënat e sotme tregojnë se për herë të parë pas një periudhë të gjatë në Kërçovë kemi numër dyshifror të rasteve aktive, njofton Telegrafi Maqedoni. “Sot për fat të mirë nuk kemi të infektuar të rinj nga coronavirus dhe numri i rasteve aktive ra në…
Thuajse dy muaj më parë, Komisioni Evropian (KE) miratoi Draft Kornizën e negociatave, e cila rregullon rrjedhën e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Konferenca e parë ndërqeveritare pritet të zhvillohet pasi korniza e bisedimeve të kalojë në disa filtra, në vjeshtë ose dimër. Pastaj, me hapjen e kapitullit të parë, vendi ynë do të fillojë zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE. Metodologjia e re parashikon shpërblim, por edhe ndëshkimin e vendeve kandidate, në varësi të përparimit të tyre. Nëse vendi zbaton mirë dhe në mënyrë të efektshme reformat, atëherë përfitimet do të pasojnë së shpejti, domethënë anëtarësimi në…
I nderuar Zoran Zaev, Në përfundim të procesit të trazuar politik pas zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të mbajtura më 15 korrik 2020, fakti që asnjë ministër turk nuk u përfshi në listën e emrave të propozuar për qeverinë që do të zhvillohet në kabinetin që ju shpallët si rezultat i negociatave me palët pas autorizimit të marrë nga Presidenti Stevo Pendarovski ka shqetësuar thellësisht shoqërinë turke që jeton në Maqedoninë e Veriut. Fakti që turqit nuk janë të përfaqësuar në nivelin ministror në qeverinë e këtij vendi, i cili ka një strukturë shumë-fetare, multi-kulturore dhe multi-etnike, shkakton ndjenja të…
Uji i pijshëm nga dhjetë çezma publike në zonat rurale në Tetovë nuk i plotëson rregullat përkatëse për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, sipas hulumtimit të fundit të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Prandaj, nuk rekomandohet të pihet ai ujë derisa të dezinfektohet. “Sipas Rregullores për kërkesën për siguri dhe cilësi, uji i pijshëm nuk është i përshtatshëm në vendbanimet vijuese: f. Tearcë-Ambulanta, dyqan berberi pranë Xhamisë së epërme, f. Dobroshte, një shtëpi në Makedonsko Malo, çezma te Xhamia (Komuna e Tearcës), dhe në f. Sellcë afër Xhamisë, midis fshatit Sellcë dhe f. Vejce afër çezmës, fshati…
Presidenti Stevo Pendarovski, në përputhje me Kushtetutën, sot i dërgoi pesë vendimet me të cilat u shpall gjendje e jashtëzakonshme në vend në kushte të pandemisë së virusit Kovid-19, për konfirmim nga Kuvendi. Vendimet, siç thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit Pendarovski, janë marrë në periudhën nga muaji mars deri në muajin qershor të këtij viti me propozimin e Qeverisë dhe në situatë të Kuvendit të shpërndarë, pa mundësinë e mbajtjes së seancës në të cilën mund të vendoset për nevojën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në kushte të pandemisë.
Profesori Aleksandër Spasenovski vlerëson se për vendin tonë, numri prej 5 nënkryetarësh është i lartë duke marrë parasysh se nuk bazohet në nevojat administrative të punës së Kuvendit. Sipas Spasenovskit, kjo nuk përkon as me nevojën për racionalizimin e posteve në vendin tonë, duke filluar nga numri i ministrave por edhe ai deputetëve. Kriteret për numrin prej 5 nënkryetarëve janë në mënyrë më të madhe politike dhe më pak administrative, ose kritere që lidhen me përmirësimin e performancës së Kuvendit. Demokracia është punë e shtrenjtë, me këtë pajtohem. Por numri prej 5 nënkryetarësh paraqet zgjidhje politike që ka për qëllim…
Komisioni për sëmundje ngjitëse vlerëson se protokollet për vitin akademik do të zbatohen në disa faza varësisht nga situata epidemiologjike. Në mbledhjen e sotme të komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, të cilët për më 31 gusht kanë paralajmëruar se do të protestojnë kundër mësimit onlajn. Ministria e Shëndetësisë informoi se përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Shkollave të Mesme dhe anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive sot kryesisht diskutuan për periudhën e zbatimit të protokolleve të caktuara për vitin shkollor, për të cilat Komisioni insiston të zbatohet në faza, sipas situatës epidemiologjike…
Tetë raste të reja të Covid-19 janë regjistruar nga Qendra për Shëndet Publik në territorin e gjashtë komunave të Tetovës. Katër nga tetë rastet janë banorë të Komunës së Tetovës. Ekzistojnë dy raste pozitive në Komunën e Jegunovcës dhe një në komunat Tearcë dhe Brvenicë, informoi Dr. Zorica Zafirovska, specialiste për epidemiologji në Qendrën për Shëndet Publik Tetovë. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë u ka lëshuar urdhra pagese 31 personave në zonën e Tetovës për mos mbajtjen e maska mbrojtëse, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë. Gjatë ditës dhe natës së kaluar janë përgatitur…
Ditën e premte me fillim në ora 19:00, në Gostivar sërish do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Kështu kanë bërë të ditur nga tifo-grupi “Kastriotët”, nga ku lusin qytetarët për përkrahje masovike.“Marshi protestues do të fillojë nga Pallati i Kulturës, do të kalojë kah ELEM-i dhe do të përfundojë para objektit të EVN-së!Lusim çdo qytetar të na bashkëngjitet në këtë protestë masive kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në kohë pandemie!”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit “Katsriotët”.

