Rreziku për transmetim të virusit është dukshëm i lartë në hapësirë të mbyllur e cila nuk ajroset dhe me numër të madh të njerëzve të cilët nuk mbajnë maska, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Virusi gjithnjë transmetohet përmes kontaktit të afërt respirator. Kjo domethënë se pikat, kripërat të cilat dalin nga goja gjatë të folurit janë praktikisht pikat përmes të cilave transmetohet virusi. Në bazë të mënyrës së transmetimit të virusit praktikisht janë dimensionuar dhe rekomanduar edhe masat parandaluese, theksoi ministri, ashtu siç e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, në një emision në TV 21.
“Këto, siç shton, nuk janë gjëra të cilat janë të panjohura, këtë shkenca e di një kohë të gjatë. Sa më i gjatë dhe fizik të jetë kontakti ndërmjet një të infektuari dhe njeriut potencial që mund të infektohet, aq i madh është rreziku. Edhe në këtë kuptim në hapësirë të mbyllur e cila nuk ajroset nëse ka koncentrim të madh dhe numër të madh të njerëzve të cilët nuk mbajnë maskë mbrojtëse rreziku këtu është shumë i lartë.
Porosit se nëse mbahet maskë, gjithsesi se rreziku ulet edhe më shumë nëse numri i njerëzve në një hapësirë të mbyllur është më i vogël dhe nëse e njëjta ajroset shpesh.




