Qyteti i Shkupit të martën dhe të mërkurën do të kryejë dezinsektim të jashtëzakonshëm me aeroplan (spërkatje) të mushkonjave. Ky vendim siç informojnë autoritetet e qytetit është sjellur për shkak të lagështisë së shprehur në bimësi, e cila kontribuon për riprodhim më të madh. “Dezinsektimi i jashtëzakonshëm me aeroplan në rajonin e Qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të realizohet më 25.08.2020 (e martë) dhe 26.08.2020 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, dezinsektimi me aeroplan do të realizohet ditën tjetër të ardhshme, kur kushtet…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni Rregullator për Energjetik informon se çmimet e benzinës dhe naftës mbeten të njëjta, ndërsa ulje të çmimit do të kenë vajrat ekstra të lehta. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 59.50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 61.50 denarë për litër. Çmimi i dizelit do të jetë 52.00 denarë për litër. Vajrat ekstra të lehta do të shiten për 51.50 denarë për litër.
Qyteti i Shkupit këtë vit do të punësojë 91 persona, ndërsa 94 vende të reja të punës janë planifikuar për vitin e ardhshëm, nga të cilët 30 do të jenë zjarrfikës dhe 64 administratorë. Kjo është parashikuar me planin vjetor për punësime në vitin 2021 që duet të miratohet nga Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e të mërkurës. Në planin për punësime thuhet se aktualisht Qyteti i Shkupit ka 645 të punësuar, nga të cilët 496 janë maqedonas, 90 shqiptarë, 16 romë, 14 serbë, 11 turq, 5 boshnjakë, tre vllahë dhe dhjetë njerëz me kombësi të tjera. Deri…
Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoan Zaev, për TV21, thotë se në fillim duhet të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit dhe pastaj do ta bëj propozimin për Qeverinë. “Parlamenti fillimisht duhet ta verifikon numrin e nënkryetarëve të Parlamentit dhe disa vendime të tjera dhe ta verifikoje mandatin e deputetëve të ardhshëm në lista. Sapo të përfundon Parlamenti me këto procedura paraprake, menjëherë do ta dorëzoj propozimin për Qeveri dhe programin qeveritar në Kuvend”, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Në pyetjen se a behet fjale për deputet të cilët janë në listë të deputetëve pasi disa prej deputetëve u propozuan për…
Presidenti Stevo Pendarovski mbrëmë ka pasur fjalim gjatë mbylljes së edicionit të tetë të Festivalit të Kulturës dhe Veprimit Feminist “E para dhe vajzë” dhe theksoi se kjo ngjarje vazhdimisht kontribuon në promovimin e barazisë gjinore dhe vlerave feministe në shoqërinë tonë e cila, siç tha ai, “për fat të keq, nuk ka asnjë traditë të praktikave kulturore dhe aktiviste të këtij lloji. “Këta muaj po përballemi me sfidën e madhe, për të menaxhuar me krizën më të madhe shëndetësore në këtë shekull e cila ka prekur seriozisht të gjitha sferat sociale dhe ndryshoi jetën tonë. Pandemia ka kontribuar në…
Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, pas seancës së komisionit për anti-korrupsion, e pyetur nga gazetarët se si ka mundësi që disa nga deputetët e ri në të njëjtën kohë të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e ministrit, ajo tha se tani për momentin funksionin Qeveria e vjetër dhe se në seancë e kanë diskutuar këtë çështje. “Të njëjtën e kemi diskutuar edhe ne se si ka mundësi edhe deputet edhe ministër. Ne e kemi analizuar dhe do ta paraqesim. Sipas Ligjit të zgjedhjeve, është zgjedhur Qeveri e re, ndërsa nga ana tjetër funksionon Qeveria e vjetër, sepse është shpërndarë Kuvendi patjetër…
Andi Smarik Liberalizmi përcakton kushte në të cilat dalin institucione të paparashikueshme por të dobishme për shoqërinë dhe kjo është arsyeja pse duhet të mbrohet nga manipulimet. Konservatorët amerikanë mund të përparojnë debatin aktual mbi të ardhmen e liberalizmit duke artikuluar më mirë ndryshimin midis lirisë dhe produkteve të lirisë. Kjo do të thotë se ne duhet të dallojmë konceptin e individëve të liruar nga institucionet e paçmueshme që individët e liruar krijojnë me kalimin e kohës. Një pjesë e pakënaqësisë së sotme ndaj liberalizmit buron nga pikëpamja se kur shteti e bën punën e vet si çlirimin e njerëzve…
Ekipet e “Higjienës Komunale” dhe të Inspektoratit të Qytetit në qytetin e Shkupit gjatë vikendit kanë gjetur mbetje mjekësore- shiringa, të cilat janë hedhur në afërsi të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. Për momentin po pubohet për gjetjen e laboratorisë që ka hedhur në shiringat në mënyrë të jashtëligjshme. “Shërbimet e Inspektoratit periudhën e ardhshme do të punojnë për gjetjen e laboratorit që ka hedhur mbeturinat në mënyrë të jashtëligjshme, pas çka do të sanksionohen. Gjatë ditës së djeshme janë kontaktuar edhe ekipet e N.P. “Drislla”, të cilët me pajisje speciale kanë larguar mbeturinat medicinale”, theksojnë…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi shkeljen e rëndë të protokolleve në koncertin e Petar Grasho në Heraklea dhe u bëri thirrje autoriteteve që të reagojnë dhe të sanksionojnë siç duhet të gjithë ata që shkelin protokollet e vendosura në luftën kundër coronavirusit. Nuk mund të hesht për shkeljen e rëndë të protokolleve në koncertin e Petar Grasho në Heraklea në Manastir. “Komisioni për sëmundje infektive dhe unë personalisht patëm disa takime me organizatorët e ngjarjeve në qershor, në të cilin bashkërisht përcaktuam protokollet e miratuara tashmë, sipas të cilave, përveç të tjerave, ngjarjet zhvillohen vetëm jashtë, me një maksimum…
Hulumtimet e ujit për pije në qytetin e Shkupit kanë treguar se shkupjanët pinë ujë të sigurt dhe cilësor, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup. Analizat e zbatuara në Sektorin e kontrollit sanitar për periudhën prej 17 deri 21 gusht të bëra në 186 ekzemplarë fiziko- kimik dhe 186 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në qytetin e Shkupit, kanë treguar se të gjitha ekzemplarët përgjigjen në Rregulloren e kërkesës për siguri dhe cilësi të ujit për pirje. Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” theksojnë se Sektori për kontroll sanitar është në fakt laboratori…
Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM në mandatin e ardhshëm katërvjeçar vazhdon me politikat që e çojnë vendin para, në rrugën evropiane të cilën e ka trasuar gjatë tre viteve të kaluara. Para nesh qëndrojnë katër vite përparim, zhvillim dhe integrim, periudhë e reformave vendore ku do të shohim se si vendi është transformuar në më mirë, 4 vite ku si shtet shumë më shumë do të marrim se sa do të japim. Hapërimi historik i vendit para është konfirmim i fuqishëm se përcaktimet e Qeverisë të udhëhequra nga LSDM janë reale dhe të vërteta të orientuara në mbrojtjen…
Krusheva dhe Vallandova janë qytetet e vetme në vend në të cilët aktualisht nuk kanë asnjë të infektuar me coronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ekziston vetëm një person i infektuar në Resnje, ndërsa dy raste aktive janë regjistruar në Kratovë Qytetet e tjera kanë numra aktivë dyshifrorë dhe tre-shifrorë. Qytetet me më shumë raste aktive me coronavirus ka (861), Kumanovë (336) dhe Gostivar (315). Pas tyre pasojnë Shtipi me 258 persona të infektuar, Tetova me 169, Struga 141 dhe Kërçova me 106 raste aktive me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga…

