Boki 13 lirohet nga paraburgimi. Pas një viti e tre muaj pas grilave, me vendim të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e tij, Bojan Jovanovski del nga burgu i Shutkës. Ai fillimisht u dënua me 9 vjet burg në rastin “Reket”, i cili ka të bëjë me zhvatjen e një milion eurove nga biznesmeni Orce Kamçev, ku përveç Bokit 13, me shtatë vjet burg u dënua edhe Katica Janeva si dhe Zoran Milevski – Kiçeec me tre vjet. Boki 13 para një muaji u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni për ndezje në lukth, problem për të cilin ankohej gjatë gjykimit. Ai është akuzuar edhe në një rast tjetër për mashtrim përmes Lidhjes Ndërkombëtare, por ky gjykim është shtyrë disa herë për shkak të shëndetit të Bokit 13.
Data 16.09.2026
Aktuale
- Gjendet i pajetë në Liqenin e Ohrit 31-vjeçari nga Shkupi, ishte raportuar i zhdukur
- “Thaçi dhe Veseli e morën me pranga”/ Gjykata e Hagës për zhdukjen e Behajdin Allaqit 28 vite më parë: Jemi të bindur se ai u vra, në komunikatë thanë se ra dëshmor
- KSHPK: Është hapur lëndë për konflikt interesash për një person – anëtar i komisonit i cili ka marrë pjesë në programin për Ditën e pavarësisë
- Japonia arrin një arritje historike me mbi 100 mijë njëqindvjeçarë
- “Thaçi i përfshirë personalisht në krim”/ Gjykata e Hagës zbardh misterin e zhdukjes së Behajdin Allaqit 28 vite më parë: Si e fshehën ngjarjen, joshën me premtime familjen e viktimës
- Skandali i nderimeve shtetërore për kriminelët e luftës në Serbi
- Avokati i Hashim Thaçit: Ky vendim nuk është në ‘Emër të popullit të Kosovës’, përgjegjësia është hedhur mbi Thaçin
- Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, reagim i ashpër nga Tomor Alizoti: E turpshme. Kjo është një padrejtësi ndaj shqiptarëve (VIDEO)



