Sindikata e Pavarur e Arsimit kërkon që mësimdhënësve të shkollave fillore, të ju paguhen orët shtesë. Kryatari Jakim Nedellkov bënë apel që mësimdhënësve të klasave nga e para deri në të tretën përshkak të zhvillimit të mësimit në dy grupe, në pagën e tyre mujore, t’u përllogariten edhe kontributet shtesë. Puna shtesë siç thotë Nedellkov është e rregulluar edhe në ligjin për Marrëdhënie Pune, por edhe në Marrëveshjen Kolektive. Prandaj arsyetimet e drejtorëve dhe kryetarëve të komunave për mos pagesën e kontributeve, nuk i pranojnë. Ndërsa në qoftë se thyejnë ligjin duke mos bërë pagesën, kërcënojnë me padi penale si dhe mos zhvillim të grupit të dytëtë orëve nga ana e mësimdhënësve.
Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK
“Nga tereni kemi informacione se disa drejtor nuk duan ta implemtnojnë ligjin dhe Marrëveshjen Kolektive. Disa thonë se nuk ka pasur volum të shtuar të punës dhe është normale një mësues të punoj me dy grupe, shkolla dhe komuna të tjera thonë se nuk kanë para, ndërsa të tretët thonë se do t’u japin mësimdhënësve ditë të lira për punën e tyre shtesë. Të gjitha këto 3 argumente të theksuara nga ana e drejtëorëve për ne si SASHK janë të pa pranueshme dhe ne në mënyrë decide kërkojmë që t’u paguhen kontributet këtyre të punësuarëve”.
Nedellkov poashtu kërkon nga drejtorët që mësimdhënësit që duan të punojnë nga shtëpia, t’ua mundësojnë një gjë të tillë.
Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK
“Ju apelojmë drejtorëve, me kërkesë të mësimdhënësve që t’u mundësohet të punojnë nga shtëpia. Nga njëra anë shkollat nuk kanë internet stabil, nuk kanë kompjuterë dhe në këtë periudhë do të fillojnë të harxhojnë resurse për ngrohjen e hapsirave. Nga ana tjetër mësimdhënësit udhëtojnë nga vendi i banimit deri te vendi i punës, më shpesh me autobus, pastaj me vetura ku mbildhen në grupe dhe ekspozohen ndaj infeksionit. Apelojmë që atje ku ka mundësi dhe ku duan të punësuarit të punojnë nga shtëpia, drejtori t’ua u mundësoj këtë”.
Përndryshe, më 21 tetor Ministria e Arsimit u ka dërguar letër shkollave dhe drejtorëve, ku i kujton për urdhëresat ligjore që nëse ka orar të shtuar të orëve, mësimdhënësit të paguhen përmes punës së përkohshme.
Ndërsa në një paraqitje para mediave, ministra e Arsimit Milla Carovska pati thënë se do ta shqyrtojnë si mundësi që mësuesit që mbajnë mësim online nga shkolla, atë të mund ta bëjnë nga shtëpia, në mënyrë që të mos harxhohen mjete për ngrohje për vetëm një mësues në klasë.




