Stefoska në Kurbinovë,Lubojnë dhe tepërmendorja e LNÇ në Oteshevë

Stefoska në Kurbinovë,Lubojnë dhe tepërmendorja e LNÇ në Oteshevë

Sot Ministrja e Kulturës Irena Stefoska kreu kontroll në aktivitet rrjedhëse të disa të mirave të rëndësishme kulturore në rajonin e Prespës.

Vizitën e filloi me kishën ,,Shën Gjergji” në Kurbinovë ku ka filluar faza e parë e mbrojtjes së menjëhershme të arkitekturës të kësaj trashëgime të paçmuar kulturore nga shekulli 12.

Siç ka informuar drejtoresha e IN Instituti për Mbrojtjen e Përmendoreve të Kulturës dhe Muzeu- Manastir, Meri Stojanova, dhe është kryer e gjithë puna përgatitore dhe janë realizuar ndërhyrjet për konzervim preventiv të pikturës murale, të nevojshme për fillimin e fazës së parë nga realizimi i projektit.

Njëkohësisht, Stojanova informoi se si një institucion kompetent kanë ngrit iniciativë për shpalljen e kishës në Kurbinovë për trashëgimi kulturore në rrezik. Siç tha ministrja Stefoska, kjo do të ndihmojë në mobilizimin e të gjitha resurseve profesionale, materiale dhe resurset e specializuara për të siguruar mbrojtjen e përhershme të kësaj të mire kulturore e cila në vlerat e saj është ndër ërfaqësuesit më të mirë të kohës së vet, me rëndësi botërore.

E shoqëruar nga kryetari i Resnjës , Zhivko Gosharevski, Ministrja e Kulturës Irena Stefoska ishte edhe në Lubojnë. Para shkollës ,,Dimitar Vllahov” ku para 75 viteve është mbajtur ora e parë e gjuhës maqedonase në Prespën revolucionare, Stefoska njoftoi se Ministria e Kulturës është përfshirë në ringjalljen e iniciativës së Qeverisë së RMV për formimin e Qendrës për gjuhën maqedonase, pikërisht në këtë shkollë, e ndërtuar para 113 vjet më parë.

Duke pasur faktin se Lubojna, me të edhe shkolla e vjetër, janë shpallur si tërësi e mbrojtur e përmendoreve, punohet për ndërmarrjen e të gjitha punëve të nevojshme përgatitore për mbrojtjen e rivitalizimit të objektit. Në planë është përgatitja e projektit për mes të cilit do të kryhet konservimi dhe restaurimi i shkollës, ku në të ardhmen do të ritet në një qendër të re moderne dhe shumë funksionale.

Në kuadër të aktiviteteve të sotme në Prespë, ministrja Stefoska e vizitoi përmendoren e takimit të Prespës në Oteshevë. Kjo përmendore është ndërtuar në nder të ngjarjeve të rëndësishme historike nga viti 1943 në pritje të mbajtjes së K.A.Ç.M.

Bëhet fjalë për një nga përmendoret e luftës së LNÇ për të cilat ministrja Stefoska na lajmëroi se do ti viziton dhe do të kontribuojë për mbrojtjen dhe afirmimin e tyre të dinjitetshëm. Në atë drejtim komuna e Resnjës, si kompetente për mirëmbajtjen e përmendores, u angazhua në një afat të shkurtë kohorë do ti merre të gjitha aktivitet e nevojshme për mirëmbajtje përkatëse.

Antifashizmi është themel i përbashkët i shtetit tonë dhe Evropës së përbashkët, kështu që përmendoret e LNÇ duhet ti mirëmbajmë për shkak të vlerave me të cilat gjeneratat e reja meritojnë të rriten , porositi Ministrja e Kulturës Irena Stefoska para përmendores në Oteshev, vepër e skulptorit maqedonas Jordan Grabulloski, nga viti 1973.