Ish ministri i Brendshëm dhe ish-ushtakaku i lartë, Dritan Demiraj komentoi skandalin që ka përfshirë Shërbimin Informativ të Shtetit (SHISH), pasi ish drejtuesja Vlora Hyseni akuzohet se i ka dhënë informacione sekrete Ergys Agasit teksa ishte në kërkim nga autoritetet e drejtësisë.
Në një intervistë për emisionin “Minuta e parë” në News24, Demiraj theksoi se SHISH ndodhet në duart e krimit dhe se shteti ka rënë. Ai shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më parë.
Më pas, Demiraj përmendi edhe KAYO-n dhe Ron Yeffet dhe përgjimet që e lidhin atë me trafikun ndrkombëtar të armëve.
“Kjo është thellimi i rënies së shtetit, tregon nivelin më të dobët historik të drejtimit të institucioneve të sigurisë për shkak se tre shtyllat kryesore të sigurisë kombëtare të një shteti, janë SHISH, ministria e mbrojtjes dhe e Brendshme. Nga njëra anë kryetarja e SHISH është në shërbim të krimit të organizuar, i ka vënë në dispozicion të gjthë infrastrukturën, gjë që ka skandalizuar jo vetëm partnerët perëndimore, por edhe ata që janë kundërshtarë të Shqipërisë, të cilët kanë fërkuar duart dhe kanë thënë se është mënya më e mirë se si mund të rrisim projeksionin e fuqisë.
Ministria e mbrojtjes nëpërmjet KAYO-s dhe Ron Yeffet janë të diskretituar si trafikantë ndërkombëtarë. Të gjithë procedurat e blerjeve janë subjekt i një korrupsioni të jashtëzakonshëm. Dhe ajo e Brendshme prej vitesh është vërtetuar edhe nga hetimet ndërkombëtare, dhe denoncimet e opozitës dhe qytetarëve, lidhjet e frikshme kriminale. Nuk ka më shtet, ka vetëm një zgjidhje, largimi i menjëhershëm i Edi Ramës dhe krijimi i kushteve për një qeveri teknike. Gjatë një viti duhen pastruar të gjithë institucionet e sigurisë”, tha ai.
Sipas Demirajt, kryeministri Edi Rama ka tentuar që të takojë figura të larta në SHBA, përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit, kundrejt shumave marramendëse për lobim, por nuk ia arriti.
“Së pari është i diskretituar, edhe para se të vinte në Nju Jork. E kam deklaruar pritet të vijë në Michigan dhe Nju Jork, ka bërë të gjitha përpjekjet për të takuar, madje me shumë të frikshme financiare, por s’ka bërë asnjë takim. Shumë të mëdha për të lobuar, është tentuar për të takuar dhe sekretarin e shtetit, edhe më lart, por edhe më poshtë nuk e priti njeri. As senatorë dhe kongresmenë. Pavarësisht pamjeve fallso që janë transmetuar për takime të suksesshme, në çdo vend ka qenë i injoruar dhe i përbuzur”, shtoi ai.
Duke iu rikthyer sërish çështjes së Vlora Hysenit, ai tha se përgjegjësi kryesor është Edi Rama, pasi e mori nga Kosova me probleme, duke iu referuar faktit se ajo ishte shkarkuar nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.
“Duke qenë se është i diskretituar, sepse e mori me probleme nga Kosova, dhe është ai përgjegjës. E mori si paketë të skllavo komunistëve serbë dhe e instaloi këtu. Kemi një luftë të madhe midis lobit grek dhe serb për të kontrolluar institucionet politike, në administratë dhe në pozicione kyçe. Dhe, për këtë arsye, duke qenë se nuk ka çfarë të thotë, tentohet të bëjë propagandë në TV sikur janë skandalizuar shërbimet. E vetmja gjë që nuk skandalizohet perëndimi është transparenca”, tha ai.
Sipas tij, Edi Rama po negocion me institucionet ndërkombëtare për të marrë ndonjë post.
“Ka qenë në negociata për të marrë një pozicion drejtues në një nga institucionet ndërkombëtare. Duket se nuk ka marrë atë që ka pritur, ndoshta është në proces por ne shpresojmë që sa më shpejt të largohet sepse sa më gjatë të qëndrojë në drejtimin e Shqipërisë, aq më i madh është dëmi që i bëhet popullit shqiptar. Ai po negocion në një pozicion të lartë në OKB dhe BE. Mesa duket nuk ka arritur të marrë atë nivel që ka shpresuar”, tha ai.
The post “Skandali i SHISH tregon rënien e shtetit”, Dritan Demiraj: Aleatët janë skandalizuar! Rama tentoi të takonte figura të larta në SHBA kundrejt shumave marramendëse! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


