Tabaku u shpreh fillimisht se News24 u godit nga qeveria Rama dhe godina iu mor për t’iu dhënë kompanisë KAYO, në prodhimin e armëve.
Tabaku shtoi se skandali me Vlora Hysenin, opozita e kishte paralajmëruar prej kohësh.
Tabaku: Falenderoj News24 për misionin në informim, misionin për protestën që është transmetuar , prandaj keni qenë pre e sulmeve verbale të kryeministrit. Një vit më parë kam ardhur në këtë studio e çuditur që nuk ishit në godinë tjetër, prej skandalit me KAYO që mori godinën e Neës24 për të krijuar një kompani për të krijuar armë me Ron Yeffet. Të gjitha këto çështje, edhe KAYO ka lidhje me procesin e integrimit. Kompani e krijuar pa garë, nuk ka kontroll financiar. Kap 4 kapituj të integrimit.
E njëjta gjë me drejtuesen e SHISH. Të gjithë të lidhura me procesin e integrimit. Kur ti ke të vendosur në pikëpyetje themelet e shtetit, shumë mund të pyesin ku është Europa, kontrolli monitorimi?! Kemi zv,kryeministren që është skandali më i madh. Po flasim për një sistem që është ngritur nga Edi Rama, që është mbrojtur.
Kjo që ndodhi me SHISH por edhe kanë qenë të paralajmëruara nga opozita. Dhe për shumë kohë qeveria jo vetëm nuk ka folur por edhe ka bekuar. Janë të gjitha të paralajmëruara.
The post “News24 u godit për t’i dhënë godinën KAYO-s”, Jorida Tabaku: Ajo që ndodhi me SHISH e kemi paralajmëruar më parë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


