Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Det, raporton IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Statovci, e cila ka publikuar edhe pamje nga spitali.
Statovci ka lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në imazhin e publikuar, ajo shihet duke mbajtur në krahë foshnjën e saj, ndërsa pranë saj qëndron bashkëshorti.


